Londra e frikur nga dyndja e emigrantëve bullgarë dhe rumunë

57

ukBorder_2211888bHeqja e barrierave ndaj qarkullimit të lirë për punëtorët bullgarë dhe rumunë, nuk solli një valë dyndjesh në Britaninë e Madhe. Një javë pas heqjes së barrierave, Komisioni Europian nuk disponon akoma shifrat e këtyre lëvizjeve, por tenton të minimizojë frikën britanike dhe rikujton rregullin bazë :

Qarkullimi i lirë i punëtorëve është një princip themelor i hartuar në Traktate, që janë ratifikuar nga parlamentet e 28 vendeve anëtare“.

“Çdo modifikim i Traktatit, kërkon një negocim me të gjithë vendet anëtare”, – ka shpjeguar zëdhënësi i Komisionit Jonathan Todd, për Euronews.

Britania e Madhe nuk mund të kufizojë fluksin e punëtorëve ndër-europian. Por, ajo mund të vështirësojë, siç edhe është parashikuar, kushtet e akordimit të ndihmës sociale. E shtyrë në këtë terren nga nacionalistët e Partisë UKIP (Partia për Pavarësinë e Britanisë së Madhe), qeveria e Kamerunit ka vendosur së fundmi të thellojë politikën e saj.

UKIP është një parti e krahut të djathtë dhe ideologjia e saj bazë është eruoskepticizmi, pra tërheqja e plotë e Anglisë nga Bashkimi Europian dhe qeverisja e Anglisë nga ligjet e përshtatshme për të dhe të aprovuara vetëm nga parlamenti i saj. Parlamenti anglez sipas ideologjisë së kësaj partie, duhet të jetë i vetmi institucion ligjvënës i elektoratit anglez.