Kultivonin kanabis, arrestohen dy persona

64

arrestimPolicia e Pukës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme dy persona dhe ka sekuestruar rreth 600 rrënjë kanabis.

Burime nga Policia e Shkodrës njoftojnë se në kuadër të punës së policisë për ndalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndës narkotike, Policia e këtij qyteti ka kryer një operacion në zonën e Pukës. Gjatë operacionit u zbuluan 3 parcela të mbjella me Kanabis Sattiva, teksa u arrestua në flagrancë shtetasi Roland Mhilli, 25 vjeç,  banues në Pukë, si dhe Klodjan Mhilli, 19 vjeç,  banues në Pukë. Arrrestimi i tyre u bë pasi, në vëndin e quajtur “Shllin”, të fshatit Karmë, në Pukë është kapur në flagrancë shtetasi Roland Mhilli brënda në parcelë të kultivuar me bimë te dyshuar narkotike si ajo e Canabis Sattiva, duke punuar e ujitur këto bimë.

Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tyre është gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri Tip Pistolet TT, pa numër të identifikuar ,me tetë fishekë e një karikatore dhe një sasi lendë narkotike e thatë (boçe) me peshë 970 gr.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë , për veprën  penale “Prodhim dhe shitja e narkotike”, ”Kultivim i bimëve narkotike”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake ”.