Kryeministri Rama, vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të kancelares Merkel

Share This
Tags

edi rama 6Me ftesë të Kancelares Angela Merkel, Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Berlin, Gjermani.

Takimi më i rëndësishëm për Kryeministrin Rama në këtë vizitë, është takimi me Kancelaren Merkel, e cila i rezervon Kryeministrit të Shqipërisë një pritje të nivelit më të lartë protokollar, sipas një njoftimi zyrtar të zyrës së shtypi të kryeministrit.

Te martë në orën 12.00, Kryeministri Rama do të pritet në Kancelarinë gjermane nga Kancelarja Merkel, ku do të ketë dhe një ceremoni të nderimit ushtarak.

Më pas do të zhvillohet takimi dypalësh mes zotit Rama dhe zonjës Merkel, që do të pasohet nga një drekë pune mes dy delegacioneve. Në vijim, rreth orës 13.15, parashikohet konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrit shqiptar dhe Kancelares gjermane.

Gjatë qëndrimit në Berlin, në këtë vizitë zyrtare, Kryeministri Rama do të zhvillojë dhe disa takime të tjera të rëndësishme. Në orën 11.00 , zoti Rama do të takohet me kryetarin e Bundestag-ut, ndërsa më parë do të zhvillojë një takim dhe me kreun e Grupit Parlamentar të Djathtë, CDU.

Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim të posaçëm edhe me Zv/Kancelarin, njëherazi Ministër për Çështjet e Ekonomisë dhe Energjisë, zotin Sigmar Gabriel, i cili drejton edhe Socialdemokratët gjermanë.

Në mbrëmje, Kryeministri Rama do të mbajë një fjalim përpara Komisionit të Jashtëm gjerman, sipas njoftimit zyrtar .

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>