Kryeministri i vendit Edi Rama përmes faqes së tij zyrtare në FaceBook, shkruan se , “ fola me KM Thaçin për pasojat e shpërthimit tragjik dhe i shpreha ngushëllimet dhe solidaritetin tonë. KM Thaçi ishte i lënduar dhe falenderues.”.
Më herët, përmes Facebook-ut. shefi i qeverise shprehu solidaritetin e tij për lajmin tronditës që ndodhi sot në Kosovë.
“Lajm tronditës nga Kosova, dhimbje e solidaritet për familjarët, le të lutemi që numri i te vdekurve dhe të dëmtuarve të mos rritet më tutje..”, shkruante Kryeministri Rama në “Facebook”.