Kosovë, dy komunat e Mitrovicës në jug e veri drejt bashkëpunimit

52

mitroviceeeDy komunat e Mitrovicës, ajo jugore me shumicë shqiptare, dhe ajo veriore me shumicë serbe, pritet të nisin bashkëpunimet, derisa bisedohet edhe për takimin e parë të kryetarëve të tye, të dalë nga zgjedhjet lokale kosovare, të organizuara për herë të parë në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe tre komunat tjera në veri.
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiç, që është një nga përfaqësuesit e komunitetit serb në Qeverinë e Kosovës, gjatë një vizite në Mitrovicë, në takim me kryetarin e komunës jugore, Agim Bahtiri, tha se për të pasë sukses në ecjen përpara, të gjitha veprimet që do të ndërmerren për bashkëpunim ndërmjet pjesës jugore dhe asaj veriore të qytetit, duhet të jenë të koordinuara ndërmjet kryetarëve të dyja komunave, përfaqësuesve të qytetarëve që duhet të kthehen në pronat e tyre dhe përfaqësuesve të mjediseve ku ata duhet të kthehen. Miniatri Jevtiç
tha se për këtë qëllim së shpejti do të organizoj një takimi ndërmjet dy kryetarëve të komunave të Mitrovicës.
Kryetari i komunës jugore, Bahtiri, tha se përveç problemeve të shumta ekonomike që janë të shprehura në Mitrovicë, më shumë se kudo tjetër në Kosovë, situatën po e rëndojnë edhe problemet e shumta të pazgjidhura, e në veçanti ato të banimit, të shumë familjeve shqiptare të zhvendosura me dhunë nga veriu e që tani jetojnë në pjesën jugore të qytetit.
Ai theksoi nevojën e domosdoshme të kthimit të të
zhvendosurve në pronat e tyre në veri, por gjithësesi edhe të serbëve në jug, nëse dëshirojnë të kthehen, ka njoftuar zyra e shtypit e komunës jugore të Mitrovicës nga takimi i zhvilluar këtë javë.
Kryetari Bahtiri i ka thënë ministrit Rakiç se ka përgatitur projekte për rregullimin e ujësjellësit, kanalizimit dhe asfaltimit të rrugës edhe për serbët e Suhadollit të Epërm (në anën veriore të Mitrovicës), gjë që ata kanë pranuar dhe së shpejti do të filloj realizimi, si dhe projektin e rregullimit të kishës dhe varrezave ortodokse që gjenden në pjesën jugore të qytetit.
Ai njoftoi edhe me vazhdimin e rindërtimit të shtëpive në lagjen veriore Kroi i Vitakut, me mjete të grumbulluar nga një aktivitet humanitar. “Këto ditë me kërkesën e banorëve shqiptarë të
asaj lagje, është marrë vendim për fillimin e rindërtimit edhe të gjashtë shtëpive, gjë që duhet të realizohet. Askush nuk duhet të bëjë problem në këtë drejtim. Përkundrazi, njerëzit duhet të ndihmohen të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të hiqen të gjitha barrierat në këtë drejtim, përfshirë edhe largimin
sa më të shpejtë të barrikadës mbi urën kryesore të lumit Ibër”, i ka thënë ministrit Jevtiç, kryetari Bahtiri.
Lidhur me nismën e ministrit Jevtiç për organizimin e një takimi midis dy kryetarëve të dyja komunave të Mitrovicës, Bahtiri ka thënë se e mirëpret nismën dhe se është i gatshëm që të takohet me kryetarin e komunës veriore, Goran Rakiç, menjëherë dhe kudo që të dakordohen.
Ministri Jevtiç e ka falënderuar kryetarin Bahtiri për shprehjen e gatishmërisë së tij për bashkëpunim me kryetarin e komunës në veri të Mitrovicës dhe për zgjidhjen me dialog e mirëkuptim të të gjitha problemeve që janë në interes të qytetarëve, si në veri, ashtu edhe në jug të lumit Ibër, duke ofruar njëkohësisht mbështetje financiare për shumë projekte.
Mitrovica e Veriut është komuna më e re, e 38-ta e Kosovës, e 10-ta me shumicë serbe, e 5-ta pas Graçanicës, Kllokotit, Ranillugut e Parteshit, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Ahtisaari – emisarit special të OKB-së. Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.