Kosova merr gjashtë medalje në Greqi

55

kosova_58xdf htr68Mundësit tonë në Selanik kanë rrëmbyer gjashtë medalje (dy të arta, tri argjendta dhe një të bronzte).

“Vendin e parë në stilin e lirë e morrin vëllezërit Drilon (42kg, kadet) dhe Dardan Syla (50kg, junior), ky i fundit mori edhe një medalje të argjend në stilin greko romak. Argjend fituan edhe Ramiz Huneli (58kg, kadet) e Arlind Curri (74kg, junior), kurse me medalje të bronzte u desh të pajtohet Denis Krasniqi (63kg, kadet)”, është thënë në njoftimin e Federatës së Mundjes së Kosovës (FMK).

Sipas këtij njoftimi, në plasmanin ekipor tek juniorët Kosova fitoi vendin e tretë që është një rezultat për të përshëndetur kur të kemi parasysh se në këtë garë morën pjesë mbi 250 mundës nga shumë shtete të forta që kanë ndikim të madh në këtë sport.

Sipas FMK-së, lufta më interesante ka qenë sfida direkt e reprezentuesit të Kosovës, Dardan Syla dhe reprezentuesi t serb, David Cupic, ku triumfoi mundësi jonë me rezultat 9:1. Kjo fitore gëzoi pamasë edhe stafin teknik me trajnerët Mustaf Syla e Ferat Ramadani, që pas turneut ishin shumë të kënaqur me rezultatet e arritura. I kënaqur ka qen edhe fituesi i dy medaljeve Dardan Syla.

“Ishte një turne mjaft i fortë ku unë u paraqita në dy stilet. Në greko romak u ndesha me serbin Cupic ku edhe pata një ballafaqim të fort pasi që kundërshtari ishte reprezentues i Serbisë edhe pjesëmarrës në kampionatin evropian edhe atë botëror, me një fjalë ishte mundës me përvojë të madhe, por unë arrita të mposhti”, ka thënë Syla. /KosovaPress/