Komisioni Hetimor për Policinë të mërkurën nis shqyrtimin e 384 dosjeve

56

drejtoria-e-policise-se-TIranesKomisioni Hetimor për Lëvizjet, Largimet dhe Emërimet në Policinë e Shtetit vendosi të martën nisjen e shqyrtimit të 384 dosjeve të mbërritura nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit mbi veprimtarin e saj nga muaji shtator 2013 deri në janar 2014.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar sot, të drejtuar nga kryetari i këtij komisioni, Arben Ristani pati diskutime të shumta mbi vijueshmërinë e punës së këtij komsioni. Thelbi i konfliktit mes mazhorancës dhe opozitës ishte deklarata e ekspertit ligjor të Partisë Demokratike, i cili theksoi se në dosjet e mbërritura, mungojnë disa prej dokumentacioneve të kërkura nga opozita, urdhri i Ministrit të Brendshëm drejtuar Kryeministrisë për emërimin e Kreut të Policisë së Shtetit, Artan Didit…etj.
Kreu i Komisionit, Arben Ristani në fjalën e tij propozoi nisjen e shqyrtimit të dokumentacioneve të mbërritur, si dhe i kërkoj deputetëve të mazhorancës të ushtrojnë presionin e tyre për plotësimin e të gjithë dokumentacionit.
Zv/Kryetari i Komisionit, Deputeti i PS-së, Taulant Balla, kërkoi në emër të mazhorancës nisjen e dëgjesave dhe për këtë, propozoi thirrjen në komision të Ish-Drejtorit të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
Kjo kërkesë nuk i pëlqeu opozitës, e cila nëpërmjet Deputetit Flamur Noka bëri të ditur se nuk mund të nisim të pyesim, pa u njohur totalisht me materialin dhe pa e disponuar të plotë atë.
Blendi Klosi, Deputeti i Partisë Socialiste argumentoi në favur të nënkryetarit të Komisionit, duke thënë se ne kemi marrë një mandat dy mujor nga kuvendi, cka do të thotë se puna jonë përfundon më 6 Prill dhe koha është e kufizuar, prandaj le të nisim edhe dëgjesat paralelisht.
Në fund të diskutimeve, Komsioni vendosi të vijoi punën ditën e mërkurë(nesër), në orën 14:00’, ku dhe do të nisi shqyrtimi i materialit të paraqitur nga Ministria e Brendshme dhe Polcia e Shtetit./