Kerry: Përparim në procesin për paqe në Lindjen e Mesme

Share This
Tags

KerrySekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se po shënon përparim në procesin për paqe në Lindjen e Mesme, por ende nevojitet punë.

Zoti Kerry foli pas takimit dje me Presidentin palestinez Mahmoud Abbas për të dytën herë në dy ditë në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor. Ai shpreson se udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë mund të arrijnë së shpejti marrëveshje për një kornizë për traktatin e paqes.

Zoti Kerry tha se negociatorët e paqes po fillojnë të identifikojnë sfidat më të vështira që duhen kapërcyer. Kryenegociatori palestinez Saeb Erekat tha se dështimi nuk është opsion për palestinezët.

Zoti Kerry u takua edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe Ministin e Jashtëm Avigdor Lieberman gjatë vizitës në rajon. Ai u tha udhëheqësve se marrëveshja kornizë do të ngushtonte mospajtimet mes negociatorëve izraelitë dhe palestinezë dhe do të ofronte udhëzuesin drejt një marrëveshjeje të përhershme./VOA/

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>