Izraeli ndërpret negociatat e paqes me palestinezët

Share This
Tags

les-rues-de-cizre-ce-samediIzraeli deklaroi sot se do të ndërpresë negociatat për paqe me palestinezët, si pasojë e marrëveshjes së bashkimit ndërpalestinez, sipas një burimi zyrtar.
“Kabineti vendosi me unanimitet se qeveria izraelite nuk do të negociojë më me qeverinë palestineze që mbështet Hamasin, një organizatë terroriste që kërkon shkatërrimin e Izraelit”, thuhet në një komunikatë të publikuar nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
“Për më tepër, Izraeli do të marrë një sërë masash si kundërpërgjigje ndaj gjestit të njëanshëm të palestinezëve”, shtohet në komunikatën e publikuar menjëherë pas një mbledhje prej pesë orësh nga kabineti i sigurisë, që mbledh ministritë më të rëndësishme. Por ende nuk janë dhënë detaje për këto masa.
Levizja islamike palestineze Hamas, “delja e zezë” e Izraelit të cilën e konsideron si një organizatë terroriste, nënshkroi dje në Gaza një marrëveshje të re bashkimi me Organizatën për Çlirimin e Palestinës (OLP) të presidentit Mahmoud Abbas që parashikon krijimin e një qeverie të konsensusit kombëtar dhe mbajtjen e zgjedhjeve në fund të vitit.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>