Falsifikimi i zgjedhjeve 2009, arrestohen 3 ish Komisionerët e Ruzhdies

Share This
Tags

policiaTë shpallur në kërkim për “falsifikim të dokumenteve” në zgjedhjet e 2009, tre ish-komisionerët e komunës Ruzhdie në Fier, janë vënë në pranga ditën e sotme. Këta ish-komisionerë akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Arrestimi i tre ish-komisionerëve, përkatësisht Robert Myftari, Veledin Myftari, Vladimir Kararaj, është bërë i mundur pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Vlorë. Fillimisht për tre ish-komisionerët e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2009 ishte dhënë masa “detyrim paraqitje”, por më pas çështja shkoi në Gjykatën e Apelit.

Ndërkaq, vetëm një javë më parë, kjo gjykatë dha masën e sigurisë “arrest me burg” për këta tre persona.

 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>