Dosja “Imami”, Kodheli takon Llallën

Share This
Tags

Mimi-KodheliMinistrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka takuar mëngjesin e sotëm Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Takimi është zhvilluar në zyrën e ministres së Mbrojtjes, ndërsa në fokus të diskutimeve kanë qenë  dosjet e dorëzuara në Prokurorinë e Përgjithshme nga Kodheli, për ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami.

Në muajin dhjetor ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, dorëzoi në Prokurori dosjen e abuzimeve të paraardhësit të saj, Arben Imami dhe disa zyrtarë të tjerë.

Ish-ministri Arben Imami akuzohet për konsumin e veprës penale ‘shpërdorim detyre’, ‘shpërdorim i kontributeve të dhëna nga shteti’, si dhe ‘shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankand publik.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>