Basha takon Mziun: Arrestimi një prapavijë mafioze politike

Share This
Tags

basha-mziu1Kreu i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha siç edhe ishte paralajmëruar zhvilloi një takim me Xhelal Mziun, ish kreun e Bashkisë Kamëz, pas lirimit të tij nga burgu.

Basha deklaroi se arrestimi i Mziut ishte një prapavijë mafioze politike e cila nxiti një fushatë shpifjeje. 

Arrestimi i Xhelal Mziut që zgjati për plot 24 ditë. Dua të theksoj në mënyrë të prerë se, PD siç ka deklaruar që në fillim, ka qenë dhe mbetet e angazhuar fuqimisht për shtetin ligjor dhe të drejtës, e për këtë qëllim mbetet e hapur. 

Faktet tregojnë se si Mziu u ndalua, shoqërua dhe u vu në masën e arrestit dhe paralelisht me këtë u morën masa antiligjore ndaj familjes së tij, bashkëshortes së tij, tregon se kemi të bëjmë jo thjeshtë me një shkelje, dhunim të ligjit dhe garancive kushtetuese që ligji u jep jo vetëm kryebashkiakëve por çdo qytetari. Kjo tregon prapavijën politike për të denigruar një figurë të zgjedhur për herë të dytë nga qytetarët e Kamzës“, u shpreh Basha.

 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>