Basha takim të veçantë me përfaqësuesit e BB dhe FMN-së

Share This
Tags

bashaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një takime të veçant përfaqësuesit e Bankës Botërore, Tahseen Sayed dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Nadeem Ilahi, ku në qendër të bisedimeve ishte ekonomisë shqiptare.

Gjatë takimeve, Basha shprehu shqetësimin e Partisë Demokratike dhe të opozitës për kursin e gabuar ku qeveria ka futur ekonominë shqiptare.

Po ashtu, Basha tha se “ka rënie të mbledhjes së të ardhurave, jo vetëm krahasuar me periudhën e mëparshme, por edhe duke marrë parasysh vetë parashikimet e qeverisë dhe se është shumë shqetësuese, mungesa e transparencës nga qeveria në lidhje me vendimet dhe të dhënat zyrtare”.

Gjithashtu, Basha tha se “Qeveria ka krijuar pasiguri juridike, çka ka dëmtuar biznesin dhe ka stepur investitorët. Treguesit e ekonomisë janë në përkeqësim, rënie, ose dobësim.Ulja e ndjeshme e mbledhjes së të ardhurave.Nga ana tjetër është rritur praktika e prokurimit të drejtpërdrejtë nga ana e qeverisë”.Basha takon përfaqësuesit e BB dhe FMN 3

“Duke u ndalur tek arbitrariteti, shkelja e ligjit, moszbatimi i vendimit të gjykatave, prishja e ndërtimeve me leje ose në proces legalizimi, spastrimet në administratën publike dhe emërimet e personave me precedentë apo të kaluar kriminale dhe se është krijuar një klimë pasigurie e përgjithshme që ka dëmtuar rëndë ekonominë dhe biznesin dhe si rezultat ka mbyllur vende pune dhe zvogëluar shanset për punësim”, tha Basha

Në këtë situatë, ekonomia, tregu financiar, konsumatorët dhe investitorët kanë reaguar e po reagojnë keq, duke shënuar përkeqësim në cdo drejtim, tha Basha./

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>