Basha: Qeveria mbulon dështimet me show

Share This
Tags

bashaKreu i grupit të PD-së Lulzim Basha ka akuzuar sërish sot qeverinë se këto 6 muaj qeverisje ka dështuar  të përmbushë të gjitha premtimet e saj.

Duke folur në mbledhjen e grupit demokrat Basha u shpreh se heshtja e qeverisë për të bërë një bilanc tregon dështimet e saj.

“Qeveria Rama-Meta mbushi  plot 6 muaj nga dita e instalimit të saj në pushtet. N.q.se i referohemi perceptimit të qytetarëve 6 muaj nuk janë pak për të pasur një bilanc konkret. Për këtë më shumë se opozita flet më shumë heshtja e qeverisë e shoqëruar me disa përpjekje të përçmueshme për të mbuluar sadopak me show mediatik mungesën e bilancit dhe dështimit. Asnjë qeveri nuk ka startuar men jë dështim të këtyre përmasave në 23 vitet e fundit si qeveria e sotme Rama-Meta. Dështimi në raport me premtimet dhe pritshmëritë është vetëm gjysma e së keqes. Ne do ta pranonim si një aksident  të fatit faktin se kemi një qeveri gënjeshtare dhe të paaftë. Me mungesë skandaloze competence dhe ekspertize. Por kjo qeveri që nuk ndërton sot asgjë është kampione e shbërjeve, është kampione e godijes së ligjit dhe të lirive, kampione e raprezalies në administratën publike, kampione e shpunësimit të mijëra njerëzve me një fjalë goje, kampione e ndalimit të dhjetra-qindra kantierëve të hapura me një të rënë të lapsit, kampione e babëzisë për të fundur nën kontrollin e saj politik institucionet e pavarura” tha Basha.

Basha theksoi më tej se ekonomia e vendit po mbytet nga taksat ndërsa pasiguria në vend është shtuar.

“Ekonomia, mezi po merr frymë nën peshën e taksave të çmendura që mund ta themi që vetëm marrëzia vendos taksa të tilla në krizë ekonomike. Ekonomia që po mbytet nën klimën mbytëse të qeverisjes propagandistike pa vizion që prodhon vetëm papunësi masive, që mendon që qeverisja është task forcë dhe reklamë televizive.  Rendi nuk është më zgjidhja për problemet e sigurisë por është vetë pasiguria. Statusi Iivendit kandidat në Bashkimin Europian ndodhet në udhëkryq si vetë demokracia për shkak të papërgjegjshmërisë së kryeministrit dhe shumicës Rama-Meta” shtoi Basha.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>