Arrestohet oficeri i Policisë, dyshohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre

Share This
Tags

Policia-incidentePolicia e Shtetit ka vënë në pranga nje oficer te Policisë, pasi gjatë kontrollit të një mjeti në postobllok, dyshohet se i ka vjedhur shumën rreth 420 euro dhe 266 dollarë, drejtuesit të makinës që udhëtonte me të.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme ka arritur të dokumentojë dhe godasë veprimtarinë kriminale të punonjësit të policisë, Inspektor Alfred Hyso, i datëlindjes 19.04.1979, me detyrë komandat grupi i Policisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Hyso akuzohet për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal. Ngjarja ka ndodhur në datën 03.04.2014, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ku ishin vendosur si pikë kontrolli një grup punonjësish policie prej 3 vetash, me objekt kontrollin e automjeteve për armë zjarri dhe lëndë narkotike. Mes makinave të kontrolluara ishte dhe automjeti me të cilin udhëtonte shtetasi që bëri kallëzimin.

Oficerët e policisë gjyqësore të sektorit të SHKB-së Gjirokastër, të mbështetur edhe nga strukturat e sektorit të veprimeve operacionale, bënë ekzekutimin e Urdhërit të Ndalimit, në ngarkim të punonjësit të policisë Alfred Hyso, nderkohe që vazhdojnë ende hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, njofton Policia e Shtetit.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>