Apeli i Durrësit liron dy studentet e “ryshfetit”

Share This
Tags

gjykata e apelit durresGjykata e Apelit në Durrës ka lënë të lirë dy studentet e arrestuara për dhënie ryshfeti. Ky ka qenë vullneti i Apelit që iu ka dhënë lirinë studenteve Eralda Lika dhe Merushe Beçeri, ndërkohë që mbetet në burg pedagogu Endri Sina. Për dy studentët Gjykata e Apelit vendosi detyrim paraqitje ndërsa pedagogu Sina do të qëndrojë pas hekurave deri në përfundim të hetimeve. Pedagogu Sina dhe dy studentet u arrestuan në muajin shkurt. Sipas hetuesve të çështjes, dy studentet për të gjitha provimet e ditës për lëndën e Kimisë në degën Infermieri, kërkonin para nga studentët e tjerë për të ndikuar tek pedagogia O. Tota, për të kaluar ose për të marrë një notë maksimale.

Shuma që kërkonin dy studentet seksere   varionte nga 20 mijë deri në 25 mijë lekë të reja. Ndërsa pedagogia O. Tota gjithashtu e arrestuar, u jepte studentëve tezat e zgjidhura. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se pedagogia e Kimisë bashkëpunonte me pedagogun Endrit Sina, i cili ishte në të njëjtën zyrë me të. “Nga hetimet me metoda speciale, përgjim telefoni dhe pamje filmike, ka rezultuar se të ndaluarit në periudha të ndryshme, kanë favorizuar studentë të këtij fakulteti në provimet e detyrueshme, kundrejt përfitimeve të paligjshme. U arrit të provohet me prova ligjore se për çdo provim pedagogët përfitonin si ryshfet nga çdo student shuma të ndryshme parash në bazë të notës që kërkonin”, deklaruan burimet nga organi i akuzës.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>