Anëtarësimi në NATO, Basha: Shqipëria më dukej ndryshe

Share This
Tags

bashaKa nisur sot konferenca ndërkombëtare me teme “Bashkëpunimi transatlantik për paqe dhe siguri në Ballkan, axhenda shqiptare për integrimin në BE dhe në NATO”, e cila po zhvillohet në Tiranë.

Konferenca është mbajtur nga “Albanian Policy Center” dhe në të marrin pjesë, drejtori për Çështje të Europës Jug-Qëndrore në DASH, Jonathan Moore; kreu i PD-së dhe njëkohësisht edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha; zv/kryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, dhe deputeti socialist ,Pandeli Majko.

Në fjalën e tij, kreu i PD-së Lulzim Basha e cilësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si një datë domethënëse për vendin tonë, ndërsa rrëfeu edhe emocionet e kësaj ngjarjes si një nga firmëtarët e marrëveshjes.

“Anëtarësimi në NATO përveç ndjesisë pozitive më jep edhe një emocion të veçantë, emocion që më ka shoqëruar gjatë detyrës sime si Ministër i Jashtëm. Pas kthimit në Shqipëri nga samiti i Strasburgut kisha një ndjesi krejt tjetër. Një ndjesi sikur po kthehem në një vend tjetër, po kthehem në një Shqipëri tjetër. Që nga dita e parë e artikulimit të aspiratës sonë për t`u bashkuar Aleancës së Atlantikut të Veriut deri te vendimi për t`u bashkangjitur si vend pioner nismës së partneritetit për paqe, nënshkrimi këtu në Tiranë i Kartës së Adriatikut, lançimi jo në kohë të lehta as për vendimmarrjen dhe as për buxhetin e reformave të Forcave të Armatosura, ruajtja e standardeve  të arritura dhe duke i çuar ato më përpara dhe kryerja e detyrave të shtëpisë”, tha Basha.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>