Adoleshenca është mosha më e ndjeshme

84

Djemte praktikojne Parkourin ne Khan Yunis, Gaze. (Hatem Moussa, ApLapresse)Psikologët mendojnë se adoleshenca është mosha më e ndjeshme, por edhe më e bukura njëkohësisht . “ Si prindërit ashtu edhe të tjerët duhet të kenë mirëkuptim ndaj adoleshentëve, sidomos në  momentet kur ata janë të zemëruar.

Por, përveç kësaj, edhe vetë adoleshentët në momentet e adoleshencës duhet që të përmbahen dhe ta kenë vetën nën kontroll, në mënyrë që zemërimin e tyre ta mbajnë për vete dhe mos ta manifestojë te të tjerët të cilët nuk kanë faj.

Sipas saj, në rastet më të shpeshta adoleshentët zemërimin e tyre e shprehin me të gjithë, për faktin se ata mendojnë se të gjithë u kanë faj atyre dhe vetë mosha e bën që ata duan të jenë në qendër të vëmendjes.

Megjithatë,  siç u shpreh ajo, kur adoleshentët  janë të zemëruar, hidhërimin e shprehin te të gjithë. Mirëpo, të tjerët duhet t’u tregojnë atyre se duhet të jenë të durueshëm.

Aktivitetet fizike janë posaçërisht të dobishme dhe adoleshentët kur janë të zemëruar që mos ta shfaqin atë tek të gjithë, duhet të ecin, të vrapojnë, të ngasin biçikletën. Këto lloj aktivitetesh u ndihmojnë atyre që të mos ndihen të lodhur dhe ta lehtësojnë  gjendjen shpirtërore”, ka thënë ajo.

Por, ka edhe të atillë të cilët në momentet kur janë të zemëruar, mërinë e tyre e fshehin përmes aktiviteteve të tjera, siç janë  pikturimi, marrja me poezi, muzika.