Zamir Mani: Ja si mi çuan gruan dhe fëmijën në Siri

77

mamma-con-burqa3 dëshmitarë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë dëshmuar në sallën e gjyqit kundër 9 imamëve të akuzuar për terrorizëm.

Fakte rrënqethëse të historive të përjetuara nga vetë ata janë ligjëruar brenda sallës së gjyqit me dyer të mbyllura, ku Erzen Gashi, Artur Korra dhe Zamir Mani kanë rrëfyer historitë e tyre.

Ai ka dhënë dëshminë më të rëndësishme për akuzën. Një divorc me gruan do të përfundonte në zhdukjen e saj sëbashku me djalin në Siri.

Zamir Mani ka drejtuar gishtin drejt të pandehurit Genci Balla, si personi që i rrëmbeu gruan dhe djalin.

Dy dëshmitarët e tjerë, kanë deklaruar se nuk mbajnë mend emra dhe fakte.

Prokurorët i kanë kërkuar gjykatës të lexohen deklarimet e tyre të dhëna përpara prokurorëve, por ky fakt ka rebeluar njërin nga të pandehurit i cili është larguar në mënyre demostrative nga salla.

Proçesi është shtyrë për javën e ardhshme me të tjera dëshmi.

Në këtë seancë të pandehurit dhe familjarë të tyre janë paraqitur sërisht me bluza të shkruara me parrullën “Jam krenar që jam mysliman”.

Me urdhër të kryetarit të gjykatës ata janë lejuar të marrin pjesë në seancë.

Një javë më parë policia nuk lejon pjesmarrjen e tyre pikërisht për këtë arsye, ndërsa të pandehurit kërkuan shtyrjen e seancës për shkak se në sallë nuk u lejuan familjarët e tyre.