Ylli i “Star Trek”, i sigurt për ekzistencën e alienëve

61

william shatnerWilliam Shatner, 82 vjeç, që luan rolin e kapitenit Xheims Kirk në filmin “Star Trek” pretendon se ka një siguri matematikore për krijesat që jetojnë në planete të tjera, pasi universi është shumë i madh.

Si kapiteni i filmit, ai kishte kontakte të përditshme me qeniet jashtëtokësore. Aktori ka treguar se beson në ekzistencën e alienëve edhe në jetën reale, por jo ashtu siç besojmë ne.

82-vjeçari ka thënë për Daily Mail: “Unë nuk besoj se ka ndonjë dyshim se ka jetë në univers. Nuk mendoj se ka ndonjë pyetje lidhur me këtë.”

Ai sugjeroi të shohim jetën në planetin tonë: “Nëse kemi kushte të ngjashme me ujin dhe temperaturën, mundësitë për jetë janë të sigurta.”

Ai shtoi se ishte i pasigurt për format që ka jeta aliene në jetën reale.

“Sesi ndodh, nuk e di ende, megjithatë jam i sigurt se do ta dimë së shpejti. Kushtet e nevojshme për jetën duhet të jenë përhapur gjithandej.”

Po ashtu ai nënvizoi natyrën e tij shpirtërore, mirëpo u shpreh skeptik duke thënë se: “Unë nuk kam përgjigje ndaj pyetjeve të përjetshme, siç kanë disa njerëz.”