Publikuar Ne: 4 Prill 2014
88 shikime
BOTA / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Vritet gazetarja gjermane në Afganistan

anjaNjë gazetare ka humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur në Afganistan, pasi ndodheshin atje për të raportuar për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen nesër në këtë shtet.

Lajmi është bërë i ditur nga “Associated Press”, sipas së cilës, “Anja Niedringhaus nga Gjermania vdiq, ndërkohë që gazetarja tjetër Kathy Gannon ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”. Talebanët afganë paralajmëruan sot për sulme kamikazë të një game të gjerë, që do të kryhen nesër në të gjithë vendin, ditën e zgjedhjeve presidenciale.

Në një komunikatë të publikuar në faqen e tij në internet, i ashtuquajturi Emirati Islamik i Afganistanit (IEA) kërcënoi duke theksuar se, ”këto zgjedhje false do të jenë nën shënjestrën e muxhahedinëve tanë”.

 

Anja Niedringhaus ka fituar dhe çmimin e madh në gazetari ‘Pulitzer’ gjatë shërbimit që ka kryer në Irak.

89 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok