Publikuar Ne: 16 Mars 2014
71 shikime
AKTUALITET / KRONIKE / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Vrau krushkun dhe plagosi dhëndrin, arrestohet vajza dhe gruaja e autorit

arrestimPolicia e Durrësit mbrëmjen e djeshme ka arrestuar vajzën dhe bashkëshorten e Andon Ndojit, i cili vrau krushkun dhe plagosi dhëndrin, pasi ia lanë vajzë , vetëm 2 javë pas martesës. Ato akuzohen si bashkëpunëtore në vrasje. Policia e qytetit bregdetar bën të ditur se ka arrestuar  Angjelina dhe Marie Ndoj. “Pas hetimeve rezulton se ka qëlluar Marije Ndoji”, bën me dije policia. “Ka qene gruaja që ka shtënë me çifte në drejtim të përparim dhe Xhulian Hoxhës”.

Ngjarja e rëndë u shënua ditën e djeshme në zonën e Kënetës, pasi Përparim Hoxha dhe djali Xhuliano vendosën të prishnin kurorën me familjen e Andon Ndoj, i ardhur nga Mirdita në këtë zonë. Ka qenë mesdita e së shtunës, kur krushku kishte mbërritur nga Elbasani, për t’i komunikuar 50-vjeçarit Ndoj vendimin për prishjen e kurorës. Kjo nuk është pritur mirë nga ai, i cili fillimisht ka vrarë me 10 goditje thike krushkun e tij dhe më pas ka nxjerrë armën e gjahut dhe ka qëlluar mbi dhëndrin e tij Xhuliano Hoxha, por plumbat nuk kanë kursyer dhe një kalimtare të rastit, duke e lënë të plagosur.

Pavarësisht punës së bluzave të bardha, 52-vjeçari Përparim Hoxha, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa, djali i tij 24-vjeçar dhe kalimtarja Nurie Shahini, ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore në spitalin e qytetit bregdetar. Pista kryesore dhe e vetmja të cilët kanë blutë e Durrësit, është ajo e prishjes së martesës mes dy të rinjve.

Historia mes dy të rinjve 

Xhuljan Hoxha dhe Antoneta Ndoj, kishin plot 7 muaj njohje dhe lidhje dashurie me njëri-tjetrin, ndërsa vetëm dy javë më parë Xhuljani ka vendosur ta marrë vajzën e ëndrrave të tij në shtëpinë e tij. Por, fati i keq i djalit, vetëm 24 vjeç, duket se lidhet me një dukuri shumë shqiptare, pasi ai ka vendosur që ta nisë bashkëjetesën me gruan e tij pikërisht në shtëpinë e prindërve të tij. Por, brenda këtij harku të shkurtër kohor mësohet se vajza e re ka patur shumë probleme me dy prindërit e djalit dhe kishte kërkuar me këmbëngulje që ajo dhe bashkëshorti i saj, ndonëse nuk kishin kryer asnjë rit martesor, të jetonin në një shtëpi në vete, pa dy prindërit e djalit të saj.

Mirëpo gjendja është acaruar ditëve të fundit nga këmbëngulja e vajzës për t’u ndarë me vjehrrin aq sa, pasditen e së premtes, i kanë thënë që të shkonte tek familja e saj. Madje Antonetën për te prindërit e saj e kanë shoqëruar Xhuljani dhe i ati i tij. Babai i djalit ia ka bërë prezent shqetësimin të atit të vajzës, duke i vë në dukje edhe të “metat” e vajzës, por gjithçka është lënë me aq për të vendosur në një moment tjetër. Babë e djalë kanë dalë nga shtëpia e Anton Ndojit dhe kanë ikur në shtëpinë e tyre. Pasditen e djeshme, sërish babë e bir marrin rrugën dhe mbërrijnë në shtëpinë e Ndojit. Dje kishin vendosur që vajzën e tij të mos e merrnin më në shtëpi dhe madje i kishin sjellë edhe gjërat e saj personale. Në atë moment ka ndryshuar gjithë rrjedha e jetës së dy familjeve në krushqi të pashpallur.

 

72 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok