Vazhdon operacioni në Lazarat, asgjesohen mbi 7 ton marijuanë

52

Albania MarijuanaPunonjësit e Policisë së Shtetit kanë vijuar edhe gjatë diëts së sotme me operacionin në të gjithë komunën Lazarat për identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike dhe më pas asgjësimin e tyre.

Në deklaratën e policisë bëhet me dije se deri në këto momente “ janë kontrolluar 105 ambiente të ndryshme (banesa, stane, magazine) në territorin e fshatit Lazarat.

Policia sqaron se janë gjetur e asgjesuar 7 ton e 448.7 kg marijuana, janë gjetur e asgjesuar 25.870 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu policia ka sekuestruar 32 armë zjarri automatikë e pushkë,  4 pistoleta, 2 armë të vjetra si dhe është sekuestruar 2 mitroloz dhe 1 antitank dhe 1 granatëhedhës, 29.750 fishekë, si dhe 9 arka me fishekë dhe 13 kaseta me fishekë”.

Gjatë kontrollit uniformat blu kanë gjetur e sekuestruar 5 automjete me armatim e municion, si dhe 10 automjete bosh,  janë sekuestruar 4 kuti predha granatëhedhësi, 3 granata, 4 kallëp tritol si dhe janë sekuestruar 2 presa kanabisi.