Publikuar Ne: 2 Maj 2014
56 shikime
Lajmet e fundit / RAJONI | By albaniaplus

Thaçi: Kosova ka përgjegjësi në procesin e integrimit evropian

 hashim thaci“Republika e Kosovës, në procesin e integrimit evropian ka treguar shkallë të lartë të përgjegjësisë politike dhe institucionale”, theksoi sot kryeministri Hashim Thaçi gjatë takimit të tretë dhe të fundit të kryenegociatorëve në kuadër të negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit – MSA, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, që po zhvillohet në Prishtinë.
Kryeministri Thaçi në fjalën e tij tha se “falë një pune të shkëlqyer të ekipeve negociuese, kemi arritur që pas tre takimeve të kryenegociatorëve, dy raunde të takimeve teknike dhe një numër të konsiderueshëm të video konferencave, të negociojmë një marrëveshje, e cila do të shënojë fillimin zyrtar të procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE”.
Sot, vijoi ai, kemi përpara miratimin e një marrëveshjeje, që do të jetë themel i procesit integrues të vendit tonë në BE.
“Kemi një ofertë të shkëlqyer politike, juridike dhe ekonomike për t’iu bashkuar bllokut më të fuqishëm politik dhe ekonomik në botë. Marrëveshja do të jetë dokumenti bazë, i cili do të rregullojë marrëdhëniet tona politike me Bashkimin Evropian, deri në hapin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian”, theksoi kryeministri Thaçi.
Sipas Thaçit, ky moment largon çdo dyshim dhe vulos përcaktimin strategjik të shtetit tonë për të qenë anëtar i BE-së.
Përveç rëndësisë politike dhe ligjore që MSA-ja ka në kuadër të procesit integrues, Thaçi nënvizoi rëndësinë ekonomike të kësaj marrëveshje. “Marrëveshja e negociuar do të ofrojë hapjen e plotë të tregut të Bashkimit Evropian për bizneset tona dhe njëkohësisht do të ofrojë mbrojtje të veçantë për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, të cilat kanë potencial zhvillimi dhe krijimi të vendeve të reja të punës”, tha kryeministri Thaçi.
Ai theksoi se, që nga shpallja e pavarësisë, ne jemi fokusuar në ndërtimin e themeleve të shëndosha të zhvillimit ekonomik dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës.
“Kjo ka nënkuptuar konsolidimin e institucioneve të shtetit dhe investimet në infrastrukturë, bujqësi dhe së fundi reforma e të bërit biznes. Në këtë drejtim, Marrëveshja e Stabizim Asociimit, do të jetë shtyllë e rëndësishme e mbështetjes së axhendës zhvillimore dhe reformuese të Kosovës”, tha kryeministri Thaçi.
Republika e Kosovës, vijoi ai, në kuadër të procesit të integrimit evropian, në vazhdimësi ka treguar shkallë të lartë të përgjegjësisë politike dhe institucionale.
“Lirisht mund të themi se në vendin tonë nuk ka axhendë më unifikuese sesa axhenda evropiane, axhendë unifikuese politike dhe ndëretnike”, u shpreh kreu i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi.

57 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok