Publikuar Ne: 24 Korrik 2015
173 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Testimi i infermierëve, 350 bluza të bardha në “provimin”

spital350 infermierë të Spitaleve Universitare në Tiranë iu nënshtuan testit për vlerësimin profesional sipas urdhërit të Ministrit Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Testimi nisi pasditen e së premtes me qëllim për të mos krijuar mungesë në shërbimet spitalore.

Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Milva Konomi, monitori proçesin e administrimit të këtij testi dhe tha se ruhet anonimati dhe rezultati nuk do ti kushtojë askujt vendin e punës.

“Marrin pjesë gati 

75% e atyre që janë regjistruar në fillim për arsye lejesh, për arsye pune. Do të organizohet edhe një testim i dytë, çdo gjë është gati, teza është gati. Është veç identifikimi dhe veç pyetësori. Kjo shkëputet, ky jam unë, ky është pyetësori im. Mendohet që ajo që do ndodhë pas testit, do të kontrollohet njëherë, do shikohet si ka dalë rezultati, do jepet një shpjegim i parë. Dhe pastaj ne shpresojmë që do jetë një test i kalueshëm nga pjesa dërmuese e infermierëve tanë. Teza ka 35 pyetje, koha e zhvillimit është një orë”.

Të shtunën do të jetë rradha e infermierëve të QSUT-së për tu testuar dhe po ashtu e infermierëve të tjerë që nuk arritën të merrnin pjesë në datën e parë të provimit.

174 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok