Publikuar Ne: 8 Janar 2014
47 shikime
AKTUALITET / INTERVISTA / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Statusi, Pack: Shikoni veten tuaj, para se të drejtoni gishtin nga ekstremet e Europës

doris packArsyet me te cilat mazhoranca justifikoi refuzimin e statusit te vendit kandidat jane qesharake sipas eurodeputetes, Doris Pack. Ajo hedh poshte mundesine e ndikimit te Bashkimit Europian nga ekstremistet dhe quan qesharake ndikimin e pjesmarrjes se Shqiperise ne Konferencen Islamike.

Doris Pack, ju jeni një eurodeputete e njohur  dhe aktive tashmë prej më shumë se një dekade në Shqipëri. Parlamenti Europian votoi në favor të dhënies së statusit të vendit kandidat, por Këshilli i ministrave s’veproi kështu. Dhe në Shqipëri ende s’është e qartë përse? A përdoret imazhi jo ende optimal i Shqipërisë nga ekstremet politike në Europë
Është Shqipëria që pret të marrë statusin e kandidatit. Ju duhet të shihni veten tuaj para se të drejtoni gishtin drejt esktremeve në Europë. Ka shumë reforma që nuk janë kryer ende. Kërkohen me insistim rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ka ende shumë për të bërë dhe kjo dihet. Nga ana tjetër, të gjithë e kanë  ende të freskët në mendje se ç’ka ndodhur vitet e shkuara. Bojkoti ka krijuar pa dyshim shumë pikëpyetje. Opozita e shkuar bojkoti Kuvendin e Shqipërisë për një vit e gjysëm dhe nuk votoi ligjet me shumicë të cilësuar. Dhe bëhej fjalë për ligje që e përafronin Shqipërinë me Bashkimin Europian. Ligjet e kërkuara u aprovuan, por pasi u ushtrua presion. Në Gjermani, Holandë, Francë, apo Angli ne jemi të ndërgjegjshëm që Shqipëria ka bërë  shumë progres që prej viteve 90, por nevojiten prova të mëtejshme. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit merr një rëndësi edhe më të madhe edhe nga eksperienca me Rumaninë dhe Bullgarinë. Si rrjedhim, shtete anëtare janë bërë shumë më të vëmendshme dhe kërkuese në vlerësimin e një vendi që aspiron aënëtarësimin. Shqipëria duhet të vazhdojë reformat dhe mendoj, se statusi mund të jepet ne qershor. Statusi i kandidatit është shumë domethënës. Ai përkthen progresin e një vendi në rrugën e anëtarësimit. Por më pas nevojiten shumë hapa të tjerë deri në anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian dhe kjo do marrë kohë. Kështu që nevojitet qetësi dhe s’keni pse fajësoni të tjerët. Mendoj, se kur fajëson me gisht të tjerët, vjen një moment që gishti kthehet te vetvetja.
Një nga arsyet që u artikulua nga disa ishte fakti që s’na jepet statusi sepse jemi myslimanë dhe jemi pjesë e Konferencës Islamike?
Kjo është qesharake. Ju jeni pjesë e Konferencës islamike që prej 20 vitesh tashmë dhe s’është se luani ndonjë rol aktiv.  Asnjë s’e merr në konsideratë këtë gjë, aq më tepër që ju s’keni aktiv, por keni një rol vëzhguesi. Fakti që shumica e popullsisë suaj është muslimane, nuk luan asnjë rol politik, sepse ju nuk jeni si vendet e tjera muslimane. Dhe aq më tepër, që në Ballkan, feja në Shqipëria s’është përdorur kurrë si një instrument manipulative, siç është bërë në vende të tjera  në ish Jugosllavi, si për shembull Bosnjë.
Ju keni prekur çështjen e administratës publike në Shqipëri. Mendoni se shkarkimet në administratë kanë ndikuar negativisht në opinionin e shteteve anëtare, aq më tepër që Bashkimi Europian kontribuon në formimin e nëpunësve civilë?
Cështja e administratës për disa mund të jetë problem i vogël dhe për të tjerë mund të jetë më i madh.  Bashkimi Europian ka formuar dhe trajnuar shumë persona  në administratën publike në Shqipëri nga që janë tashmë të kualifikuar. Nëse në administratë pushohen  shumë persona të kualifikuar, kjo është e pakuptueshme. Në demokracitë tona ne i mbajmë fort personat e kualifikuar, pasi ata  punojnë për vendin pa ndjekur domosdoshmërisht linjën e  një partie. Ata mund të jenë me një parti të caktuar, por ata punojnë për qevrinë pavarësisht  se cila qeveri drejton vendin. Nuk dua të paragjykoj, sepse nuk kam statistika para meje. Por ka shumë persona që më kanë kontaktuar, duke më thënë se nuk e kuptonin pse ishin përjashtuar nga puna, duke qenë se ata e bëjnë punën e tyre siç duhet. Më vjen keq për këta persona dhe shpresoj që të bëhet kujdes me shkarkimet./abcnews
48 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok