Spanjë, përleshje me forcat policore në Burgos

42

Burgos spanjeNata e kaluar ka qenë nata e tretë rresht, ku qyteti Burgos në veri të Spanjës, ka qenë teatri i përplasjeve të dhunshme mes policisë dhe protestuesve, të cilët protestojnë kundër aplikimit të një projekti urban.

Dje në mbrëmje, shumë persona janë plagosur dhe mbi dyzet të tjerë janë arrestuar. Projekti ka të bëjë me shndërrimin e një rruge në bulevard, me një parking të nëntokësor.

Ministria e Brendshme akuzon grupet e dhunshme, të cilët kanë infiltruar mes protestuesve duke shkaktuar këtë dhunë.

Kreu i Bashkisë së Burgos, ka deklaruar se ky projekt ka pasur mbështetjen e 80% të personave që kanë ushtruar të drejtën e votës, gjatë zgjedhjeve bashkiake më 2011, pasi ishte një projekt i prezantuar nga Partia Socialiste dhe Partia Popullore.

Me dhjetëra persona janë grumbulluar mbi një pjesë të rrugës, ku duhet të kryhen punimet duke vonuar fillimin e punimeve mbi projekt.