Publikuar Ne: 30 Janar 2014
71 shikime
BOTA / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Snowden nominohet për Nobel

snowdenDy deputetë të Norvegjisë kanë njoftuar të mërkurën se kanë nominuar Edward Snowden për çmimin Nobel për paqe. Ish-kontraktori i shërbimeve sekrete amerikane, i cili nxorri në publik dokumente që dëshmonin për nivelin e gjerë të mbikëqyrjes qeveritare të telefonave dhe të të dhënave në internet, është strehuar përkohësisht në Rusi.

“Debati publik dhe ndryshimet në politika, që pasuan pas zbulimeve të Snowdenit, kanë kontribuar në një rregull më stabël dhe paqësor në botë”, kanë thënë Bard Vegar Solhjell dhe Snorre Valen deputetë nga Partia e Majtë, socialiste opozitare. Parlamentarët, akademikë, ish-laureatë të paqes, si dhe anëtarët aktual dhe të dikurshëm të Komitetit të Nobelit, janë në mesin e atyre që kanë të drejtë të nominojnë këdo deri më 1 shkurt, kur edhe është afati i fundit.

Pak javë më parë, dy ligjvënës amerikan, kanë nominuar kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe homologun e tij nga Serbia Ivica Daçiq, bashkë me shefen e diplomacisë evropiane Catherine Ashton për çmimin Nobel për paqe. Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, e cila po mbikëqyr shkatërrimin e arsenalit kimik të Sirisë, ka fituar më 2013 çmimin Nobel për paqe.

72 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok