Publikuar Ne: 16 Mars 2014
1865 shikime
Lajmet e fundit / LIFESTYLE | By albaniaplus

Si te vishemi me stil ne zyre?

donna ufficioShumë disenjator rekomandojnë femrat në zyrë që të mos eksperimentojnë shumë, por t’u japin prioritet modeleve klasike.

Femra zyrtare, sipas Valentinos dhe Emilio Pucci, duhet veshur me mëngë të gjata dhe gjatësi deri në gjunjë, me ngjyrat tradicionale si, e zeza, ngjyrë bezhë, deve, kafe.

Marka Celine ruan si bazë klasiken për ta moderuar me elemente mjaft të bukura, si me material me dizajn, pjesërisht përdorë lëkurën, dhe ngjyra të ndritura duke e bërë femrën zyrtare të duket edhe atraktive dhe elegante.

Po ashtu, mund të merren për bazë modelet e shtëpisë së modës Jason Wu, që rekomandojnë veshje elegante të kombinuar me rripa me dizajn me vija, apo të qëndisura me lule, gjë e cila e bënë të ketë femra një paraqitje edhe më të sofistikuar.

Dizajnuesit e Blumarine përpos që sollën modele klasike me disa ngjyra të nënshtruara, ata sollën edhe disa modele të thjeshta por që bien shumë në sy, ku kryesisht janë në këto ngjyra: e purpurt, e verdhë, portokalli të cilat janë të pajisura me gjera të po të njëjtës ngjyrë.

Ndërsa koleksionet e Tommy Hilfiger na sjellin fundet e gjëra, por edhe pantallona të gjerë dhe të gjatë me xhaketë, kravatë e nganjëherë duke e kombinuar edhe kapelën, për më shumë elegancë.

1866 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok