Publikuar Ne: 9 Prill 2014
48 shikime
Lajmet e fundit / SPORT | By albaniaplus

Shqipëria rikthehet në krye të Europës, Qerimaj e Godelli kampionë

QerimajRinis kthesa pozitive në sportin shqiptar, e në veçanti në sportin e peshngritjes si një nga disiplinat më me traditë në vend. Në kampionatin Europian të Peshngritjes që u zhvillua në Tel Aviv të Izraelit, Erkand Qerimaj u shpall kampion Europe ndërsa sportisti tjetër, Daniel Godelli u shpall nënkampion europian.

Dy peshëngritësit shqiptarë ngritën lart flamurin kuqezi duke dominuar skenën për kategorinë deri në 77 kg. Dy peshëngritësit shqiptarë konkurruan me njëri-tjetrin për vendin e parë duke eklipsuar kundërshtarët e tjerë. Erkand Qerimaj, ka ngritur  349 kg në dygarësh e duke u shpallur kampion Europe.  Sportisti  Shkodran u shpall kampion Europe edhe në stilin e shtytjes. Ai ngriti në shkëputje 155 kg duke marrë medalje bronzi, por shfaqi më të mirën në stilin e preferuar, atë të shtytjes, që ishte një leksion i vërtetë për kundërshtarët. Në tri prova, Qerimaj kaloi me sukses, 188, 193 dhe 194 kg dhe rivali i tij për fronin ishte sportisti tjetër shqiptar, Daniel Godelli. Me Qerimajn që mori dy medalje ari dhe një bronzi, Shqipëria pasuron arkivin me të tjera medalje, pasi edhe Godelli ishte në formën më të mirë. Godelli mori 3 medalje argjendi, që do të thotë tri herë nënkampion, në stilin e shkëputjes, ku ngriti 157 kg, atë të shtytjes ku kaloi 192 kg, ndërsa në total e mbylli me 349 kg, prae humbi titullin vetëm për çështje peshe.

Presidenti i Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza, i cili ndodhej në Izrael gjatë garave, ka premtuar se këta sportistë do marrin medalje edhe në olimpiadën në Brazil. “Ishte një emocion i paparë, pasi ishin dy sportistët tanë në garë deri në fund për medaljen e artë. Duhet të ndihemi krenarë për ata dhe kjo tregon edhe një herë se peshëngritja jona ka realisht sportistë të mirë, të cilët premtojnë medalje edhe në olimpiadën në Brazil”, ka thëna Gjoza.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka përgëzuar menjëherë dy sportistët shqiptar pas arritjes së suksesit. Rama, ka shkruar në faqet zyrtare në rrjetet sociale duke uruar dy kampionët e rinj: “Erkand Qerimaj në çatinë e Europës! Talenti dhe sakrificat u shpërblyen me medalje ari. Përulje me respekt për kampionin tonë! Respekt të thellë edhe për argjendin kuptimplotë të Daniel Godellit! Koha për të bërë më shumë për peshëngritjen dhe talentet në këtë sport”.

49 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok