Publikuar Ne: 25 Mars 2014
64 shikime
KRONIKE / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Shpërthim me tritol në murin e banesës së kryekomunarit të Farkës

policiaNjë sasi e vogël tritoli ka shpërthyer në murin rrethues të banesës së krye komunarit të Farkës në kryeqytet, Bardh Plakut.

Sipas burimeve policore shpërthimi në banesën e kryetarit të Komunës Farkë, Bardh Plaku ka ndodhur rreth orës 02:40 të ditës së sotme, dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Sasia e eksplozivit është vendosur në murin e rrethimit të banesës së tij në fshatin Farkë e Vogël.

Me të marrë njoftimin Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke ngritur edhe një grup hetimor i cili po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Vetë kryekomunari Plaku është marrë në pyetje nga policia, në lidhje me ndonjë konflikt që mund të ketë pasur, ndërsa nuk ka dashur të komentojë ngjarjen për mediat. Ndërsa po ashtu janë shoqëruar në komisariat 7-të personat të cilët po merren në pyetje lidhur me shpërthimin në fjalë.

65 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok