Shpallet në kërkim Kreshnik Nazëraj, autori i vrasjes tek ‘Uji i Ftohtë’

73

skene-krimi-mos-kalo1Pas shumë orësh është identifikuar autori i ngjarjes tek “Uji i Ftohtë”, në qytetin bregdetar të Vlorës. Autori është Kreshnik Nazëraj, 30 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Vlorë. Tashmë po punohet për arrestimin e tij. Një person është vrarë dhe dy të tjerë u plagosën në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës, pasi u qëlluan me breshëri automatiku nga Kreshnik Nazëraj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:20, kur të katërt personat ndodheshin ne ambientet e një hoteli në këtë zonë, ku kanë nisur një debat e më pas sherr për mospagimin e qirasë së një objekti. Pak minuta më vonë janë dëgjuar krismat dhe tre persona morrën plagë të renda. Ata jane tre kushërinj, nje prej të cilëve humbi jetën nga plagët e rënda.

Viktima është 32-vjeçari Myrdar Binjakaj, ndërsa dy të personat e plagosur janë kushërinjtë e tij, Klodian Binjakaj dhe Reshat Muskaj, të cilët janë në gjendje të rëndë, në spitalin e Vlorës.