Shkarkohen prefektët e Vlorës dhe të Kukësit

71

besnik-dervishi-ja-si-ndodhi-atentati_hdQeveria shqiptare ka shkarkuar nga detyra prefektët e Vlorës dhe të Kukësit.

Besnik Dervishi nuk do të jetë më prefekt për qarkun e Vlorës dhe në vend të tij do të emërohet Etjona Hoxha. Ndërsa, Besnik Dervishi pritet të emërohet në një detyrë të re si zyrtar.

Qeveria ka shkarkuar gjithashtu edhe prefektin e Kukësit, Ram Hoxhën dhe në vend të tij do të emërohet presidenti i klubit të futbollit të Kukësit, Safet Gjici.

Në dhjetor të 2013-ës, Besnik Dervishit iu gjet lëndë eksplozive në makinën e tij. Edhe pse kanë kaluar më shumë se sa tre muaj, ende nuk është zbardhur kjo ngjarje. Policia ka hetur në pista të ndryshme, por ende nuk ka mundur të identifikojë autorët e vendosjes së eksplozivit në makinën e ish-prefektit Dervishi.

Nga grupi hetimor mësohet se pista kryesore mbi të cilën po hetohet është ajo për shkak të detyrës së Besnik Dervishit si ish-prefekt i Vlorës. Hetime ka pasur edhe për persona të veçantë ku në lupën e hetimit janë dy persona tashmë të dënuar për vrasje dhe që ndodhen në qeli, të njohur si organizator të rrjetit të vendosjes së bombave me aparat celular.

Kryesisht hetimet po kryhen në rrethin shoqëror të këtyre dy personave, të cilët dyshohet se janë autorët që kanë vendosur C4-ën në makinën e ish-prefektit.