Publikuar Ne: 29 Mars 2014
65 shikime
Lajmet e fundit / LIFESTYLE | By albaniaplus

SHBA – Kalimi në orën verore shkakton 25 për qind më tepër kriza kardiake

Stethoscope and ECG over a stylized hearth. Digital illustrationNumri i krizave kardiake shënon një rritje prej 25 për qind në Shtetet e Bashkuara të hënën pas kalimit në orën e verës në krahasim me të hënat e tjera të vitit, mësohet nga një studim i botuar sot.

Ky fenomen mbetet edhe pasi janë marrë parasysh faktorët e stinës, shtojnë shkencëtarët të cilët i paraqesin punimet e tyre, të publikuara në internet në revistën “Open Heart”, në konferencn e American College of Cardiology, në Ushington.

Përkundrazi, e marta, pas kalimit në orën e dimrit, pasi kemi fituar një orë gjumë gjatë natës duke u gdhirë dita e diel, shënon një rënie prej 21 për qind të numrit të krizave kardiake, theksohet në studim.

”Fakti interesant është se numri i përgjithshëm i krizave kardiake nuk ndryshon javën pas kalimit në orën e verës”, thekson Amneet Sandhu, kardiolog i Universitetit të Kolorados në Denver, autori kryesor i studimit. “Por, këto incidente ishin shumë më të shpeshta të hënën pas fundjavës së ndryshimit të orës, përpara se të zvogëloheshin gjatë ditëve të mëvonshme”, shton ai.

Kjo mund të nënkuptojë se personat e njohur si të prekshëm ndaj sëmundjeve kardiake mund të jenë më të rrezikuar pas një ndryshimi të papritur të orës, vlerëson kardiologu, i cili thekson se historikisht krizat kardiake ndodhin të hënën në mëngjes.

Shkencëtari shpjegon se i ka vërejtur të hënat e tjera për të parë nëse gjatë kësaj të hëne në fjalë pas ndryshimit të orës në pranverë do të kishte faktorë apo ngjarje të dukshme që mund të shpjegonin këtë fenomen.

Analiza e të dhënave nga shtrimet urgjente në spitale jofederale të Miçiganit, në veri, këtë të hënë, tregon një rritje prej 34 për qind të krizave kardiake gjatë katër viteve radhazi mes javës që paraprin kalimin në orën e verës dhe të hënës që vjen pas (93 kriza kardiake kundrejt 125).

Është e vërtetë se këto studime nuk mund të shpjegojnë këtë rritje, por ato hedhin një hipotezë: “Ndoshta kemi të bëjmë me një kombinim faktorësh, ndër të cilët stresi i shkaktuar nga fakti i fillimit të një jave të re pune i bashkuar me ndryshime në ciklin e gjumit”, shprehet Sandhu.

66 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok