Serbi-Shqiperi, tifozet serbe godasin lojtaret shqiptare

70

serbia-kosovo-6401Skandal ne ndeshjen Serbi-Shqiperi! Ne minuten e 42 te ndeshjes, tifozet serbe kane hyre ne fushe duke detyruar arbitrin e takimit te nderprese ndeshjen dhe te therrase te gjithe lojtaret ne dhomat e zhveshjes.

Situata u tensionua jashte mase kur nje flamur shqiptar “Âœfluturoi” mbi stadiumin e Partizanit te Beogradit. Menjehere tifozet serbe u irrituan duke hedhur shashka ne fushe dhe duke detyruar arbitrin te nderprese takimin ne pritje te qetesimit te situates.

Por, kur Mitrovic e kapi flamurin per ta hequr nga fusha, nderhyri Xhaka dhe Lila dhe aty nisi nje sherr masiv ne te cilin u perfshine te gjithe lojtaret ne fushe dhe ata te stolit.

Tentivat e futbollisteve te Serbise per te dhunuar flamurin shqiptar dhe hyrja e tifozeve ne fushe per te sulmuar lojtaret kuqezi sigurisht qe nuk doli ashtu sic e prisnin mijera serbe.

Xhaka dhe Lila mbrojten flamurin shqiptar, nderkohe qe Cana, Balaj, Agolli, Hysaj dhe Lila jane vetembrojtur nga sulmet e tifozeve serbe te cilet kaluan gardhin, u futen ne fushe dhe tentuan te merrnin nga duart e lojtareve tane flamurin shqiptar.

UEFA do te marre nje vendim per fatin e ketij takimi ne ditet ne vazhdim.