Schultz: Nuk do të udhëheq dialogun Beograd- Prishtinë

50

schultzNuk jam kandidat për Përfaqësues të lartë për politikë të jashtme e siguri, ka thënë kryetari i Parlamentit Evropian Martin Schultz.

Schultz nga disa medie më parë ishte “promovuar” si trashëgimtar i Catherine Ashtonit.

“Thënë të vërtetën,do të jem kandidat i Partisë evropiane socialiste për kryetar të Komisionit Evropian. Në këtë plan më presin punë shumë të mëdha”, ka thënë Schulz për gazetën serbe ”Novosti”.

Në pyetjen se çfarë mendon për rezultatet e dialogut, sa kohë do të mund të zgjaste dhe nëse Serbia mundet shpejt të përparojë drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në BE, ai ka thënë se dialogu është rëndësi vitale dhe ai varet nga përparimet e dy palëve.

“Ajo që po ndodh në marrëdhëniet e Serbisë e të Kosovës ka rëndësi historike”, ka thënë Schultz.

Mediet serbe më herët kishin lansuar lajmin se në vend të baroneshës Ashton mund të emërohet shefi i diplomacisë suedeze Carl Bildt./kn