Publikuar Ne: 19 Mars 2014
57 shikime
Lajmet e fundit / RAJONI | By albaniaplus

Samaras: Arrihet marrëveshja me Trojkën. Mbi 500 mln euro ndihmë për Greqinë

samaras1Të paktën 500 milionë euro do të shpërndahen  brenda muajit maj si asistencë sociale nga suficiti primar i vitit 2013, që prek shifrën 3 miliardë euro, bëri të ditur kryeministri Antonis Samaras, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Trojkën.

Në deklaratën nga selia e ministrisë së financave, kryeministri Samaras deklaroi mes të tjerash, se asistenca sociale do të jepet mbi bazën e kriterit të të ardhurave dhe të pasurisë.

Përfshihen gjithashtu pjesëtarët e forcave të armatosura dhe të sigurisë me pagë nën 1.5000 euro, ndërsa do të jepet asistencë edhe për të pastrehët.

Në të njëjtën kohë, që nga 1 korriku do të ulen me 3,9 njësi kontributet e sigurimeve. Brenda vitit 2014 do të disponohen 3 miliardë euro për shlyerjen e detyrimeve shtetërore ndaj biznesit, me qëllim që të forcohet likuiditeti në ekonominë greke dhe një pjesë e suficitit do të disponohet për shlyrjen e borxhit publik.

Kryeministri gjithashtu saktësoi se nuk ka për të patur masa të reja shtrëngese.  “Negociatat e gjata me Trojkën po mbyllen me sukses. Kur të tjerët vinin në diskutim arritjet e ekonomisë apo përpiqeshin madje edhe t’i anulonin, kjo qeveri, e bashkuar, bëri me seriozitet atë që është misioni i saj, ta nxjerrë vendin nga kriza. Ishim zotuar të eliminojmë daljen e vendit nga euro. Dhe e arritëm. Ishim zotuar ta nxjerrim vendin nga recesioni. Po e arrijmë tani. Luftonim të arrinim suficit primar dhe madje më herët nga sa parashikonte programi, për mos t’u varur vazhdimisht vendi nga huatë e reja. Dhe ia arritëm. Ishim angazhuar të shpërndajmë një pjesë të suficitit në ekonomi, për t’u shpërblyer sakrificat kolosale të popullit grek. Atë po bëjmë tani. Dhe po ju deklaroj me kënaqësi të madhe, se mbi 500 milionë euro do të jepen menjëherë për një milion grekë, mbi bazën e krtereve të të arhurave dhe të pasurisë. Domethënë, te më të varfërit, ta ata ndaj të cilëve u bënë më shumë padrejtësi, tek ata që e kanë më shumë nevojë” tha Samaras.

Ai shtoi më tej se marrëveshja parashikon edhe shumë ndryshime strukturore të rëndësishme me karakter strukturor, që çlirojnë ekonominë, që rritin kompetivitetin dhe që ulin çmimet. “Po flas për reforma që janë bërë ndërkaq në vende të tjerë dhe që duhej të ishin bërë para shumë vjetësh edhe në Greqi. Tani, kjo vonesë e vendit tonë po kapërcehet përfundimisht. Sigurisht, përpjekja vazhdon. Do të bëhemi një ekonomi bashkëkohore europiane. Një Greqi e re. Sot po finalizohet një periudhë e gjatë prove dhe po bëhet një fillim i ri. Me shpresë, sepse sakrificat po japin rezultat. Me më shumë shpresë, sepse tashmë rezultatet po bëhen të dukshme, të kapshme nga qytetari. Dhe me kredibilitet, mbi të gjitha. Sepse qeveria i mban angazhimet e veta. Greqinë pra, e besojmë dhe do ta ngremë përsëri lart”, përfundoi deklaratën kryeministri Samaras.

58 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok