Publikuar Ne: 26 Maj 2015
2020 shikime
AKTUALITET / INTERVISTA / Lajmet e fundit / SPORT | By albaniaplus

Rroca: Nuk i trembemi asnje ekipi ne Superiore

Eduart Rroca

Eduart Rroca

Intervistoi:  Jetmir Murraçi

Mesfushori i skuadrës së Pukës Eduart Rroca, shprehet optimist për punën e suksesëshme në sezonin e kaluar në kategorinë e parë duke i dhënë shansin ekipit të ngjitet në kategorinë Superiore. Rroca beson se do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm në ndeshjet që i presin në Superliges përballe skuadrave të mëdha. Në një intervistë për Albaniaplus  futbollisti i Tërbunit, tregon si ka nisur futbollin dhe eksperiencën e papërsëritëshme që po kalon tani me skuadrën e tij. Eduart Rroca, i premton publikut shqiptar se këtë sezon skuadra e tij do të dhurojë një futboll të mbushur me surpriza dhe emocione.

Si ka nisur karriera juaj si futbollist?

Karriera ime si futbollist ka nisur që në moshën 12 vjeçare, ku jam stërvitur me të vegjëlit e Lushnjës deri në moshën 16 vjeçare. Pastaj kam kaluar në Rrogozhine, ku për dy vjet kam luajtur me Egnatian në kategorinë e dytë . Më pas kam kaluar tek Tërbuni dhe kam dalë kampion i kategorisë së dytë duke mundur në finale Partizanin 3-1. Kam luajtur një vit me Tërbunin në kategorinë e parë dhe pastaj kam luajtur për 6 muaj në Zvicër në kategorinë e 3 për tu kthyer përsëri tek Tërbuni, ku këtë vit dolëm kampion të kategorisë së parë dhe vitin tjetër jemi në Superligë.

Kush janë objektivat qe dëshiron të arrish në fushën e futbollit?

Si çdo futbollist qellimi im është që të arrijë sa më shumë në futboll. Kam dëshire teë luaj për një ekip prestigjoz jashtë Shqipërisë dhe të luaj një ditë me kombëtaren.

Cili ëshë futbollisti juaj i preferuar, shqiptar dhe i huaj?

Futbollisti i preferuar shqiptar është Lorik Cana, është lider në fushë. I huaj Kristiano Ronaldo, sepse është një futbollist i kompletuar në të gjitha drejtimet.

Cfarë mund të thoni për situatën në futbollin shqiptar?

Eshtë me të vërtetë në një gjendje shumë të mjerueshme dhe skandaloze, ka ekipe që nuk kanë ku të stërviten dhe të bëjnë ndeshjet, në të gjithë Shqipërinë është vetëm 1 stadium modern. Edhe pse në vitet e fundit është përmirësuar ndjeshëm dhe shpresojmë të kemi në të ardhmen një nivel më të lartë. Të prezantohemi në Europë me një ekip shqiptar. Këtë vit e ka shansin Skenderbeu të arrijë në fazën e grupeve të Europa Ligës sepse shorti e favorizon.

Dje në ndeshjen finale për kupën e kategorisë së parë ju humbët me rezultatin 0-2, si e gjykoni ketë ndeshje?

Në futboll ka humbje dhe fitore dhe kjo ishte humbja jonë e parë këtë sezon. Kjo ndeshje ishte e pergatitur mjaft mirë nga ana jonë dhe mendoj se zhvilluam një ndeshje të bukur pavarësisht rezultatit i cili nuk tregonte lojeën e zhvilluar. Ne kemi qenë më kërkues gjate gjithë lojës dhe kemi patur raste të pastra shënimi, por fati nuk ishte me ne atë dite. Gjithësesi rezultati duhet pranuar humbje apo fitore qoftë.

Duke qenë se skuadra juaj (Tërbuni) nuk pësoi asnjë humbje gjatë gjithë sezonit, çfare mendoni qe ju penalizoi pikërisht në ketë finale, duke shënuar humbjen e parë për këtë sezon si dhe humbjen e kupës?

Siç e thashë edhe më siper kjo ishte humbja jonë e parë këtë sezon, por e rëndësishme është që kemi bërë nje sezon fantastik dhe kemi realizuar objektivin e klubit, ngjitjen në superiore. Fati nuk ishte me ne, unë më shumë ja faturoj fatit të keq humbjen e djeshme sesa lojës së kundërshtarit.

Për herë të parë skuadra e Tërbunit ngjitet në kategorine superiore duke shënuar kështu nje ngjarje historike, si ndiheni?

Normalisht që ndihem shumë i lumtur për këtë arritje historike sepse të ngresh një ekip në Superligë është diçka e bukur, por të ngresh një ekip për herë të parë në Superligë është diçka e jashtëzakonshme dhe e papërshkueshme me fjalë. Të ngresh një qytet si Puka në Superligë nuk është diçka e vogël. Një qytet pa shumë histori në futboll, për herë të parë futet në Superligë dhe është diçka shumë e bukur dhe është shumë bukur të jesh pjesë e kësaj arritje.

A mendoni se jeni gati të përballeni me skuadra të mëdha si Tirana, Kuksi, Skënderbeu…

Ne e kemi treguar që jemi gati për çdo ekip dhe nuk na tremb asnjë skuader me emër të madh apo me eksperiencë në superiore. Ne jemi një ekip i ri i cili di çfare kërkon në fushën e lojës. Me disa përforcime ne jemi jo vetëm të aftë të luajmë kundër këtyre skuadrave, por dhe ti përballojmë mjaftë mirë ato. Ne shpresojmë që vitin tjetër të mund të realizojmë qëndrimin në superiore, ky do të jetë dhe objektivi kryesor i klubit dhe skuadrës.

Cfare mendoni se mund ti dhuroni tifozerisë shqiptare? Cfarë do të ketë ndryshe ky Tërbun në Superiore?

Mendoj që tifozerise shqiptare mund ti dhurojmë një futboll të bukur, siç e ka treguar deri tani Tërbuni në të gjitha ndeshjet në kategorinë e parë apo edhe në finale. Tifozerisë shqiptare do ti tregojmë një futboll të bukur dhe besoj gjithashtu se ultrasit tanë ” Shqiponjat E Veriut ” do bejne shfaqje në çdo ndeshje, do jetë diçka e bukur për tu ndjekur.

 

2021 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok