Publikuar Ne: 9 Korrik 2015
153 shikime
AKTUALITET | By Sherina Saliaj

Rrefimi i Mjacajt

Untitled3TIRANE – Gjakftohtësia e 20-vjeçarit Sokol Mjacaj i ka lënë pa fjalë hetuesit të cilët kanë dëgjuar rrëfimin e qetë të të riut i cili pa ju dridhur qerpiku ka treguar çdo moment nga ekzekutimi i çiftit të turistëve çek Michal Svatos dhe Anna Kosinova mbrëmjen e 3 korrikut në fshatin Prekal të Shkodrës.

Pas vrasjes Sokol Mjacaj ka tentuar të bëjë mbrëmjen e zakonshme të tij dhe ështës shfaqur i qetë në lokalin e një të njohuri të tij në fshatin Grudë e Re. Ndërsa ka konsumuar kafe është shfaqur majft i ftohtë duke mos lënë asnjë përshtypje se vetëm një ditë më parë kishte marrë dy jetë nga plumbat e kallashit që i dha në befasi pas koke tu turistëve, të cilëlëveiu fut me dhunë në makinë ku dhe i ekzekutoi.

Këto detaje reflektohen në dëshminë e plotë që Mjacaj i ka dhënë hetuesve, dëshmi të cilën A1 Report e siguron ekskluzivisht. Në zbardhjen e vrasjes së dyfishtë që zgjoi revoltën e opinionit publik shqiptar, ka ndihmuar një i ri me inicialet A.D, pronari i lokalit ku Mjacaj zgjodhi të pushojë disa orë pas krimit makabër.

Majcaj pranon se grabitjen e kish planifikuar më parë dhe mesditën e 3 korrikut ka dalë në rrugë duke u hequr si pasagjer, ndërsa A.D dëshmon se Mjacaj i ka shitur telefonin që i vodhi çekëve pas vrasjes, për vetëm 500 lekë.

154 shikime 2 sote

About the Author

Sherina Saliaj -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok