Publikuar Ne: 14 Nëntor 2014
85 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / SPORT | By albaniaplus

Romela Begaj, kampione pa shtëpi dhe sigurim shëndetësor

romelaaRomela Begaj u shpall sot Kampione e Botës në Peshëngritje në stilin e shtytjes duke ngritur 113 kg. Vajza nga Tirana fitoi medalje ari në këtë stil duke shënuar suksesin më të madh në historinë femërore të peshëngritjes shqiptare.

Në momentin që ngriti shtangën me 113 kg, ajo shpërtheu në lot pasi suksesi i saj vjen pas shumë sakrificash.

Ajo është e para Kampione Bote e Shqipërisë.

Pasioni i madh për këtë sport nuk e lënë të heqë dorë nga kjo karrierë dhe të dorëzohet në një fushëbetejë me kushte të vështira.

Sot Shqipëria ka një Kampione Bote, ndryshe nga vendet e tjera. Ajo ka përballuar vetë çdo shpenzim për kurimin e dëmtimit në gju që mori gjatë Kampionatit Evropian.

“Të gjitha shpenzimet i kam përballuar vetë, me shumë ndihmë nga familja dhe miq që vërtet janë të çmuar për mua.”

Gara për të në Evropian ishte zhgënjyese… por më shumë zhgënjyese ishte pritja pas kthimit në Shqipëri.

“Kur mbërrita në Tiranë, kur zbrita nga avioni, nuk mora as një telefonatë, nga asnjë institucion”, tregon Begaj.

Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, dhënë pak muaj më parë, 28-vjeçarja tregoi se është një kampione “pa shtëpi, pa rrogë, pa punë dhe pa siguracion”.

Por, pavarësisht kësaj, Romela nuk u dorëzua. “Dua të lë gjurmë në këtë jetë. Përpos të gjitha vështirësive unë refuzoj të dorëzohem.”

86 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok