Publikuar Ne: 6 Qershor 2016
637 shikime
INTERVISTA | By Aurora Allushaj

Robert Papa: Ikja e antiamerikanëve më kthen në Shqipëri

Intervista/ Rrëfehet nga SHBA, ikona e gazetarisë e viteve ‘90

robert papaRobert Papa ka mbetur në mendjen e shqiptarëve si model i gazetarit energjik dhe antikomunist deri në detajet më të imta. Tashmë jeta e tij është kanalizuar në SHBA, prej nga ka vendosur edhe “Fokusin” e këndvështrimit.  Por si e sheh Shqipërinë nga përtej Atlantikut; cila është jeta e tij dhe familjes; ftohja me Berishën; zgjedhjet e 23 qershorit; platforma mediatike; dhe çfarë e bën që të rikthehet në atdhe? Këto, e gjithçka tjetër në një rrëfim të sinqertë të Robert Papës, kësaj here në fokusin e Albania Plus.

1.Latë Shqipërinë për tu vendosur në SHBA. Cila është jeta juaj aty?

Po bëhet një vit që jam rikthyer. Cdo rikthim është i vështirë, por këtu ndodhem si në atdheun tim, madje më mirë sesa në Shqipëri. Nju Jorku sundon ditën time, ndërsa Tirana kaplon natës, sepse ende çdo natë mendja mes ëndërrave më shkon atje.

2.Në memorien e shqiptarëve Robert Papa ka mbetur si një zë i fuqishëm dhe tepër energjik antikomunist i emisionit “Fokus”. Çfarë mbartni ende nga ajo kohë?

Ishte maji 1991 kur e nisa “Fokus, nga Robert Papa”. Ishim idealistë dhe të gatshëm deri në flijim. Jam krenar se ishte emisoni që nisi një revolucion në TVSH dhe median tonë. Rekord shikuesish, por që më kushtoi shumë. Hijet e Bllokut nuk ma harrojnë kurrë, por kam fituar respektin e përjetshëm të shqiptarëve të ndershëm. Nga “Fokus” e kam pasur jetën të rrezikuar dhe të paktën dy herë kanë dashur të më vrasin si në SHBA edhe në Shqipëri. Në Shqipëri më shpëtoi Zoti, ndërsa në SHBA autoritetet.

3.Kohët e fundit jeni përfolur se jeni ftohur në mardhëniet tuaja me kryeministrin aktual dhe politikat qeverisëse në Shqipëri? Si është e vërteta e kësaj?

Berisha iu largua vetes. Nuk është Berisha i viteve 90-të. Unë e kam përfaqësuar atë në Uashington dhe nuk jam penduar për atë kohë kur e kam cilësuar si “uragan” demokrat. Tashmë nuk është ai që kam njohur asokohe. Në fisin tim nuk kanë mbajtur kurrë lepur në oborr. Unë dua të përdor fjalën që më tha një ish -i përndjekur 84 vjecar. “Robert unë të kuptoj shumë mirë, ti ke zgjedhur të jesh çekiç se sa kurdhër. Më mirë çekiç i vogël se sa kudhër e madhe”. Ky jam dhe nuk ndërroj dot, askush nuk ma blen dot heshtjen ndaj tiranisë të çdo lloji. Në Shqipëri duhet ndryshim. Berisha duhet ta pranojë se ka zhgënjyer demokratët e ndershëm. Në librin tim të ri do ta trajtoj gjerë këtë shpërfytyrim dhe dehumanizim të tij. Gjyshja ime thoshste shpesh: I keq bëhesh për një ditë, i mirë do kohë shumë që të bëhesh.

robert-papa4.Keni një platformë tuajën mediatike në SHBA? E kujt ishte idea dhe si funksionon?

Kam nisur kanalin tim televiziv FOKUSTV (çdo kush mund ta shohë falas edhe tek www.livestream.com/fokustv). Ideja ishte e një mikut tim këtu. Janë disa platforma shqiptare që kanë futur gjithë kanalet nga Shqipëria dhe Kosova, aty trasmetoj edhe unë. Shumë shpejt sinjalin do e nxjerrë edhe në Shqipëri. Platformat janë: ShqipTv, Diaspora dhe Albvizizion. Përmes internetit sin jali shkon tek mbi 20 mijë klientë, madje edhe në Europë dhe Australi. Ishte dhe një platformë Alb Tv por me sinjal të keq .

5.Nëse dëshironi të na jepni detaje, cili është burimi i financimeve, dhe si operon në tregun mediatik platforma juaj?

Gjithçka me shpenzimet e mia por edhe me reklama nga komuniteti këtu. Por kjo është shumë e vështirë sepse komuniteti ynë nuk është i organizuar dhe partitë politike e kanë përcarë keq.

6.Edhe një pyetje personale: Cila është familja juaj? Sa i përkushtuar jeni ju me të? Cila është lidhja e tyre me Shqipërinë?

U riktheva prej fëmijëve të mi. Ata kanë lindur në SHBA. Flasin shkëlqyeshëm shqip. Vajza po mbaron vitin e parë të Universitetit dhe djali vitin e parë në gjimnaz. Shkolla në Shqipëri i ka bërë shumë të fortë në matematikë dhe shkenca. Nuk u përshtatën dot në Shqipëri, SHBA, është një  vend me përmasa të mëdha, por ata e duan Shqipërinë, edhe pse janë qytetarë amerikanë.

7.A mendoni një rikthim në Shqipëri? Çfarë prisni për ta bërë një gjë të tillë?

Unë do të ndërtoj një status të tillë edhe në Tiranë edhe në  Neë York. Pas zgjedhjeve, nëse largohen ata që mbajnë peng vendin tim, do kthehem sepse dua ta vazhdoj atë që nisa në TVSH. Unë s’i kam humbur lidhjet më Shqipërinë . Çdo të enjte ‘Fokus” vazhdon te Koha Tv, stacioni që më ka ‘DHËNË LIRINË E SHPREHJES’ por “falas për afro 3 vjet” sepse qeveria e ka luftuar mizorisht pronarin e Koha TV. Hoqe Robert Papën dhe të japim një milionë dollarë , i kanë thënë por ai nuk pranoi.

8.Për pak ditë në Shqipëri mbahen zgjedhjet parlamentare të cilat që tani kanë shfaqur mjaft probleme duke filluar nga KQZ-ja, manipulimet me listat e zgjedhësve, etj. Po kështu edhë kombëtarët janë shprehur me rezerva në lidhje me to. Si i sheh Robert Papa këto zgjedhje?

Në shqipëri, edhe për një kohë të gjatë do jetë tejet e vështirë t’ia marrësh me votë atij që ka pushtetin.Unë nuk dua që vendi im t’i ngjajë as Egjiptit e as Libisë , por as Stambollit të ditëve të fundit. Berisha, për një çast, duhet të ulet para pasqyrës. Do bindet se portreti që do të shohë nuk është ai i një kryeministri. Koha të fal cdo gjë, nëse në fund tregohesh fisnik dhe hap rrugë ndaj të resë dhe të pranosh fatin që të ka caktuar realiteti jo surreal i 2013, por jo të përkedhelesh veten me fatin që të caktoi dikush më 1991.

9.Si e shihni Shqipërinë pas 23 qershorit?

Për shumicën, e njëjtë. Duke injoruar politikën sa më shumë, sepse kam frikë se shumë do të zhgënjehen sërish. Krijuam një sistem politik që mbart vjedhjen , antivlerat dhe mos përparimin. Uroj të mos kemi trazira. Pushteti duhet dorëzuar paqësisht, ashtu si e dorëzoi Nano.

10.Cila është këshilla juaj për politikën qeverisëse, opozitën si dhe votuesit shqiptar?

Dikur në Greqinë e lashtë votohej duke shkruar emrin e kryetarit të qytetit në një tullë a në një rrasë. Nuk qe fshehtë. Dhe mund të shikojë se çfarë emeri shkruante dhe ai që ishte afër teje. Më duket se votohej për Solomonin në Athinë. Ishte votuar disa herë, pra disa mandate. Të gjikhë po shkruanin emrin e tij, kurse njëri shkroi një emër tjetër. Po pse, jo Solominin,- e pyeti shoku. Ta ndërrojmë një hërë se na ka vrarë shumë veshin dhe ia kemi parë shumë fytyrën. Nuk mbahet pushteti me Kaç Islamra . Dhe nuk i çon dot selam amerikës, duke u gënjyer nga pamja foshnjore e një Moore që erdhi në Tiranë. Ai Moore nuk është aq naiv sepse ka qenë diplomat në Bjellorusi dhe përvoja me Lukashenkon e ka bërë të dallojë shumë shpejt proshqiptarët dhe antiamerikanet e vërtetë. Personalisht, unë mbështes FRD-në, partinë e zotit Bamir Topi.

638 shikime 1 sote

About the Author

Aurora Allushaj -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok