Publikuar Ne: 14 Korrik 2015
120 shikime
AKTUALITET / KRONIKE / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Regjistrimi audio i gjyqeve, Lu: Më shumë kriminelë e zyrtarë të korruptuar në burg

gjykataTë gjitha regjistrimet audio të proçeseve gjyqësore në 140 salla nga 36 gjykata të vendit do të arkivohen në një sistem që do të monitorohen nga dy inspektoriatet e Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

 

Në këtë seancë është mundur të zbulohet se një gjyqtar i Pogradecit ka qenë i njëanshëm në gjykimin e çështjes.

Ambasadori amerikan, Donald Lu, tha se ky projekt pilot i cili pritet të shtrihet në gjykatë do të arrijë të evidentojë shumë emra gjyqtarësh të korruptuar.

“Shpresojmë që përmes reformës në drehjtësi dhe prezantimit të kësaj teknologjie të re më shumë kriminelë të dhunshëm dhe personazhe të krimit të organizuar, zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë të mund të dënohen dhe të shkojnë në burg” tha ai.

Sistemi i regjistrimit të seancave do të aplikohet edhe në Gjykatën e Lartë. Programi 5 vjeçar i USAID për forcimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri ka filluar në tetor të 2010.

Arkivi Qëndror për ruajtjen e regjistrimit digital-audio të të gjitha seancave gjyqësore në Shqipëri është një financim i USAID.

121 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok