Publikuar Ne: 6 Maj 2014
82 shikime
AKTUALITET / POLITIKE | By albaniaplus

Raunig: Thelbësor një kuadër rajonal migrimi

ambasadori i ri OSBEOSBE ofron mbështetjen e saj në zhvillimin e mëtejshëm të strategjisë së sigurisë së kufijve, harmonizimin e legjislacionit dhe ngritjen e kapaciteteve, deklaroi sot ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig.

Duke marrë fjalën në konferencën ku u prezantua “strategjia e menazhimit të integruar të kufijve, 2014-2020″ ambasadori Raunig, vlerësoi progresin e autoriteteve shqiptare dhe bashkëpunimin e tyre me komunitetin ndërkombëtar në sigurinë e kufijve.
Ambasadori theksoi rëndësinë e rajonit tonë në lëvizjen e njerëzve, nga jashtë brenda kontinentit europian apo në gjithë kontinentin. “Ky rajon ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë proces. Dhe çështja duhet të adresohet nga këndvështrimi i gjithë rajonit. Lëvizja e qytetarëve të vendeve të treta nëpër rajon nuk mund të jetë çështje paragjykimesh lokale. Një kuadër rajonal migrimi është thelbësor dhe kjo frymë duhet të vazhdojë që t’i japë formë punës”, nënvizoi ambasadori i OSBE-së në konferencën e sotme.
Raunig nënvizoi se kufijtë janë fokusi i marrëdhënieve midis shteteve, për shkak të pozicionit strategjik të këtij rajoni, kufijtë rregullojnë lëvizjen e njerëzve në gjithë Evropën.
“Një strategji kufijsh nuk ka të bëjë vetëm me menaxhimin e pikave të kontrollit, por dhe me menaxhimin e rrymave ekonomike dhe të sigurisë së një rajoni, të një kontinenti. Një strategji e tillë synon ruajtjen e sigurisë, duke mundësuar në të njëjtën kohë qarkullimin e mallrave dhe njerëzve që sjell zhvillim ekonomik. Siguria moderne e kufijve ka të bëjë në thelb me garantimin e lirive, si është liria e lëvizjes, që i ka sjellë kaq shumë përfitime hapësirës evropiane”, tha ambasadori i OSBE-së.

83 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok