Publikuar Ne: 16 Janar 2014
35 shikime
AKTUALITET / POLITIKE | By albaniaplus

Raporti KiE: Korrupsioni pengon drejtësinë

Nils-Muiznieks_CoE“Niveli i lartë i korrupsionit në gjyqësor pengon seriozisht funksionimin e duhur të sistemit të drejtësisë dhe minon besimin e publikut tek drejtësia dhe sundimi ligjit në Shqipëri”.

Ky është konkluzioni i një raporti prej 25 faqesh hartuar prej Komisionerit për të Drejtat e Njeriut në Këshillit të Evropës, Nils Muiznieks.

“Autoritetet duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për t’u siguruar që të gjitha rastet e korrupsionit në gjyqësor të hetohen në mënyrë efektive dhe të ndiqen penalisht”, thuhet në konkluzionet e raportit.

Muižnieks kërkon që përgjegjësit e ngjarjeve të 21 janarit të dalin para drejtësisë.

“Jam shumë i shqetësuar nga rritja e numrit të rasteve të keqtrajtimit të regjistruara, duke përfshirë torturën. Është e nevojshme që të gjitha këto raste, së bashku me aktet e raportuara të paligjshme të kryera nga ana e zyrtarëve të zbatimit të ligjit gjatë dhe pas ngjarjet e 21 janarit 2011, të hetohen urgjentisht me qëllim nxjerrjen e përgjegjësve para drejtësisë. Që procesi të jetë i besueshëm dhe të ndihmojë në restaurimin e besimit të publikut ndaj shtetit dhe institucioneve të tij, është e rëndësishme të vendosen dënime të përshtatshme parandaluese për çdo zyrtar të zbatimit të ligjit të përfshirë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.”

Strategjia kombëtare dhe plani i veprimit në lidhje me reformënpër të forcuar gjyqësorin në Shqipëri janë masa inkurajuese thekson komisioneri  por ka nevojë për veprime më të vendosura, duke përfshirë më shumë transparencënë emërimin dhe vlerësimin e gjyqtarëve edhe procedura të bazuara në meritë.

36 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok