Publikuar Ne: 17 Mars 2014
49 shikime
AKTUALITET / POLITIKE | By albaniaplus

Rama:Transformim rrënjësor të doganave

rama-kryeminister_0Agjensia britanike “Crown Agents”  e cila është kontraktuar  nga qeveria shqiptare për asistimin në punën e doganave shqiptare nis sot punën në terren.

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me këtë rast në Doganën e Tiranës garantoi se bashkëpunimi me “Crown Agents”  do të bëjë të mundur transformimin rrënjësor të sistemit doganor.

“Sot nis punën një trup që ne e kemi kërkuar në shumë dëshirë dhe me shumë besim se do të rrisë në mënyrë shumë të ndjeshme qoftë me sipërmarjen, qoftë për ajkën e shtetit, sigurinë, gjithë cilësinë e veprimtarisë së doganës. Siguria në marrëdhëniet e eksportuesve me shtetin është një çështje prioritare, siguria në marrëdhëniet e çdo sipëmarrje me çdo doganier është një çështje prioritare, dhe siguria e publikut se në arkën e shtetit ku dalin paratë për të financuar shkollat, spitalet, për të funancuar rritjen e rrogve dhe pensioneve garantohet nga dogana e re e Shqipërisë. Them dogana e re se realisht jemi në procesin e një transformimi rrënjësor dhe historik, drejtimi i ri i doganave, ashtu si drejtimi i ri bazohet tek filozofia e re se shteti është në shërbim të qytetarit dhe në shërbim të sipërmarrjes dhe se nuk janë presionet dhe gjobat që sipërmarrja i ka vuajtur në vijësi, që do të rrisë të ardhurat dhe mirëqënien por një marrëdhënie transprarente dhe e ndershme e bazuar në besimin reciprot tek ligji dhe kushetuta dhe të detyrimeve reciproke” tha Rama.

Kryeministri theksoi  më tej se nuk kanë qënë njerëzit që kanë korruptuar sistemin por është sistemi që i ka korruptuar njerëzit. “Nuk janë ata që janë duke punuar këtu që janë përgjegjësit e korrupsionit dhe për degjenerimin e doganave por është sistemi i ndërtuar  që e ka bërë të pamundur që të jetë ndryshe. Dhe është sistemi i ri që ne po ndërtojmë që do e bëjë të mundur që secili nga doganierët të jetë aty me dinjitet dhe t`i shërbejë me krenari vendit dhe familjes së tij duke hequr damkën e kërkonjësit të tërbuar” tha Rama.

50 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok