Rama tifozëve: Mbështesni Shqipërinë

56

Rama-ne-kompjuterKryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje tifozëve dhe popullit shqiptar të mbështesin kombëtaren tonë në sfidën e sotme përballë Danimarkës në “Elbasan Arena”.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”,  Kryeministri fton tifozët kuqezi të përcjellin sa më tepër energji pozitive për Kombëtaren, qoftë edhe përmes rrjeteve sociale. “Forca Shqipëria sonte në ‘Elbasan Arena’ dhe t’u përcjellim kuqezinjve sa më shumë energji pozitive edhe nga rrjetet sociale” shkruan Rama.

E ndërsa pritet që në orën 20:45, në stadiumin e ri të “Elbasan Arena” të luhet ndeshja Shqipëri-Danimarkë, e vlefshme për eliminatoret e Evropianit “France 2016”, Rama ka postuar në rrjetet sociale edhe disa foto nga stadiumi i  Elbasanit.