Publikuar Ne: 22 Mars 2014
61 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

Rama: Të heqim kufijtë për sipërmarrjen mes Shqipërisë dhe Kosovës

rama profilKryeministri shqiptar, Edi Rama, deklaroi nga Peja se qeveria shqiptare i ofron biznesit të Kosovës mundësi që të investojë në Shqipëri, nëpërmjet nismës së shpallur që u jep objektet shtetërore me një qira vjetore prej 1 eurosh. Rama ka theksuar se do të hiqet kufiri për sipërmarrjen mes dy vendeve.

Kryeministri Rama, ka propozuar ngritjen e një Dhome Tregtare Kombëtare, e cila do të jetë pala e përbashkët që do të mbrojë interesat e biznesit këtej dhe andej kufirit.

Në fjalën e tij, shefi i qeverisë shqiptare, bëri të ditur edhe projektet e diskutuara në takimin e zhvilluar sot me Kryetaren e Komunës së Gjakovës.

“Angazhimi ynë është që kufirin ta bëjmë mundësi, të heqim tatimin e dyfishtë”, tha Rama ndërsa bëri të ditur se shumë shpejt ministrat e Financave të Kosovës, dhe Shqipërisë do firmosin marrëveshjen për këtë.

Ai shprehu besimin se shkëmbimi pa pengesa e çdo gjëje që është e shkruar shqip,  libër apo gazeta është me një rëndësi të madhe për të dy anët e kufirit. “Ne do e trajtojmë edhe javën e ardhshme në mbledhjen e qeverisë, do futet skema e përjashtimi të TVSH-së për tubat e çelikut, kërkesë e drejtuar nga kompani të huaja prej shumë vitesh dhe ne e gjetëm aty sikurse dhe një mal me letra ankesa dhe kërkesa, dhe kur e imagjionon sa shumë e kanë pësuar ata që s’kanë marrë përgjigje”.

Rama bëri të ditur më tej se grupi i përbashkët i punës për eleminimine barrierave jotarifore po funksionon më së miri dhe po punon për harmonizimin e legjislacionit.

Ai tha se në fund të prillit do bëjmë një vlerësim të përbashkët dhe do jetë publik, lidhur me procedurat doganore. “Ne duam që me çdo kusht të reduktojmë ditët e tranzitit në orë, dhe çdo kompanie që është edhe këtu edhe atje, t’ia bëjmë kufirin të padukshëm dhe praktikisht të jetojë në të njëjtën hapësirë pavarësisht që ka dy qeveri. Kush prodhon në Kosovë dhe në Shqipëri, nuk do ketë ansjë lloj kufiri”, deklaroi Kryeministri

.Ai theksoi se nuk kemi kohë për të humbur siç humbëm kohë me interkonjeksionin dhe për këtë shtoi se “disponojmë burime të mjaftueshme ujore, Shqipëria është vëndi i dytë pas Norvegjisë, por ky potencial duhet të jetë në dispozicion të dy vendeve”.

Shefi i qeverisë shqiptare u ndal më tej tek oferta turistike e përbashkët.”Kur unë fillova punë gjeta një ide aty të sapo skicuar për një projekt për Alpet e Shqipërisë. Nuk ka kuptim që mos të jetë i përbashkët me Kosovën. Alpet t’i trajtojmë  bashkë dhe turistët e kalojnë kufirin vetë”, nënvizoi Kreu i Ekzekutivit.

Sipas tij, politika dhe politikanët sado qëllime dhe vullnet të mirë të kenë, nuk kanë të mundësi të bëjnë për bizneset atë që vetë biznesi mund të bëjnë.

Në përfundim, Kryeministri Rama e konsideroi me rëndësi vënien e pasurisë së sipërmarrjes në shërbim të investimeve për të luftuar varfërinë.

Ndërkaq, ministri i Financave, Besim Beqaj, theksoi se së shpejti do të ketë një takim me doganat e tatimet e dy palëve për të bërë të mundur çlirimin e barrierave dhe unifikimin e tregtisë ndërmjet dy vendeve.

“Ky është një takim i rëndësishëm që kërkon të shkoqisë problemet reale të dy shteteve dhe të një kombi që do të ketë një ekonomi dhe na mundëson të dalim bashkë në tregje”, deklaroi Beqaj

Përfaqësuesit e biznesit të Kosovës kanë deklaruar se qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, do të duhet të marrin masa më të ndjeshme për të unifikuar tregun dhe për të promovuar prodhimin e Shqipërisë dhe Kosovës, në mënyrë që të krijohet një treg.

62 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok