Rama takon Kurtin, flasin për integrimin europian

45

rama kurtiKryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama u takua dje në Tiranë me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të biseduar rreth axhendës së integrimeve evropiane për Shqipërinë dhe Kosovën. Takimi u mbajt në Këshillin e Ministrave në Tiranë.

Sipas njoftimit për shtyp të Vetëvendosjes, Kurti dhe Rama biseduan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe për situatën në rajon.

Kurti dhe Rama diskutuan edhe për mundësinë dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të dy subjekteve të tyre politike, që kanë orientim programor të majtë.