Publikuar Ne: 16 Prill 2014
68 shikime
AKTUALITET / POLITIKE | By albaniaplus

Rama: Rigjallërimi i artizanatit, ruajtje e traditës

rama- thaçiKryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi vizituan sot panairin e punimeve artizanale të artizanëve të Kukësit dhe zonave përreth.

Kryeministri Rama admiroi një pjesë të vyer të traditës kuksiane, të mirënjohur edhe jashtë kësaj treve, veçanërisht për sixhadetë, qilimat dhe kostumet tradicionale të punuara me dorë.

“I thashë Kryeministrit Thaçi, do hysh në panair dhe do shikosh se nuk ka vdekur tradita e qilimave dhe sixhadeve. Përkundrazi, po e ripërtërijmë”, iu drejtua Kryeministri organizatorëve dhe artizaneve kuksiane, të cilat i falënderoi me shumë mirënjohje për ruajtjen dhe përcjelljen brez pas brezi të traditës dhe të identitetit kulturor të trevës së tyre.

Kryeministri Rama i garantoi për mbështetjen me programe të veçanta për rigjallërimin e artizanatit dhe nxitjen e të rinjve për të çuar përpara këto zeje të traditës.“Ne kemi programin e Ministrisë së Mirëqenies që do të japë mbështetje shumë më të madhe, se ç’është bërë deri tani për artizanatin. Sikundër edhe për trajnimet, që të mund të merrni të rinj, sepse ndryshe kjo do të na zhduket si traditë”,  u shpreh Kryeministri.

Për këtë, përfaqësues të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si mbështetëse e këtij panairi nënvizuan se me këto programe synohet jo vetëm promovimi i artizanatit shqiptar, por edhe mbështetja e grupeve e ndryshme sociale. “Me mbështetjen e Ministrisë së Mirëqenies, organizohen gjithmonë dhe mbështeten artizanët, sepse me të ardhurat që marrin ata mbajnë familjet e tyre, komunitetin, shtresat në nevojë. Është e rëndësishme promovimi, në radhë të parë i traditave dhe vlerave tona. Kurset e trajnimit që po bëjmë me Ministrinë, për të kaluar traditën nga mjeshtrit e artizanatit, tek të rinjtë, në mënyrë që të mos vdes tradita e punimeve dhe të eci përpara”, u shpreh përfaqësuesja e MMSR.

Panairi ishte pjesë e axhendës së aktiviteteve në 15 vjetorin e eksodit të shqiptarëve të Kosovës dhe u organizua me mbështetjen e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për promovimin e prodhimeve artizanale të këtij rajoni.

69 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok