Rama qytetarëve: Jemi në luftë për identitetin tonë kombëtar

47

edi ramaPas operacionit të suksesshëm policor, ku u arritën të sekuestrohen vepra arti shumë  të rëndësishme me vlerë deri në qindra mijë euro, vijnë në një Konferencë të përbashkët për shtyp tre institucione të vendit, Ministria e Brendshme, Ministria e Kulturës dhe Kryeministria.

Pas fjalës së dy Ministrave përkatës, Kryeministri i vendit Edi Rama vlerësoi punën e bërë për rigjetjen e veprave të vjedhura të artit duke theksuar rëndësinë, që mbartin këto vepra në vetvete, si përçues në shekuj të identitetit kombëtar shqiptar. Rama deklaroi gjithashtu, se jemi në luftë për identitetin tonë kombëtar.

“Jemi këtu për ti dhënë të gjithë rëndësinë që ka, këtij operacioni të jashtëzakonshëm, i cili ka  paralajmëruar rrënimin dhe shkatërrimin e trashëgimisë tonë kulturore. Gjithashtu për të falënderuar, ata që bënë të mundur kapjen e kësaj bande shkatërrimtare. 

Është e domosdoshme të theksohet, që kjo betejë sapo ka nisur, sepse trashëgimia kulturore është në rrezik akut. Shqipëria është në mes të Evropës dhe në këtë vend europian dëgjojmë përditë propagandën e integrimit dhe ndërkohë, po na shkatërrohen themelet e identitetit tone europian, kombëtar dhe qytetar. Ajo çfarë e bën Shqipërinë Europiane është identiteti, trashëgimia jonë kulturore nuk mbrohet me propagandë apo fjalime, por me mbrojtje identiteti. 

Fakti që inventari i këtyre përmasave, i barabartë me një muze, ishte ne duart e bandave, flet vetë për gjendjen alarmante skandaloze të sigurisë në vend, jo vetëm për pronën e qytetarëve, por për çdo pasuri të paçmuar që nuk zëvendësohet dot me asgjë. Kjo bandë, është një fill i pa kapur dhe në vijim do të vazhdojë intensivisht puna për ta mbrojtur trashëgiminë tonë. 

Tanimë edhe muret po shkulen, sepse shumëçka tjetër është grabitur dhe dëmtuar. Jemi këtu të gjithë së bashku për ta sjellë këtë nektar, që pret në dy planet, në kulturë dhe rend e siguri bashkë me Ministren e Kulturës dhe të Brendshëm, për të ruajtur trashëgiminë tonë kulturore, e një shoqërie që ka harruar prej kohësh që ky vend është vendbanimi ynë i përkohshëm por i përjetshëm, për brezat që do vijnë, të cilëve ju detyrohemi atdheun që na kanë lënë të parët tanë. 

Atdheu i këtyre shqiptarëve, duhet të mbrohet dhe të garantohet, prandaj çdo qytetar është i lutur të sinjalizojë policinë e shtetit, për çdo rast që lidhet me veprimtarinë kriminale. Ne jemi shumë të varfër, krahasuar me shume të tjerë, por nëse nuk e mbajmë këtë pasuri, ne do jemi jo vetëm të varfër  po edhe pa identitet në mes të europës. Ju themi qytetarëve, që jemi në luftë për identitetin tonë kombëtar”- , deklaroi Kryeministri i vendit Edi Rama.